“Liberty Media” po mendon seriozisht të vendosë një kufi në shpenzimet e skuadrave të Formulës 1.

Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike “The Telegraph”, sipas së cilës, kompania amerikane që është pronarja e re e këtij kampionati, e ka hedhur këtë ide me synimin të reduktojë problemet financiare të disa prej këtyre skuderive dhe të vendosë një lloj ekuilibri në mënyrë që Formula 1 të jetë sa më e përballueshme nga të gjithë.

“Nuk ka asnjë kuptim që në Formula 1 të ketë skuadra që shpenzojnë 400 milionë dollarë. Nuk i bën aspak mirë kampionatit dhe tifozëve pasi skuadrat hyjnë në një garë për teknologjinë.

Nuk ka logjikë dhe krijohet një shoqëri me 2 klasa”, theksohet te kjo e përditshme që citon burime të brendshme të “Liberty Media”.

Përveç kësaj, “Liberty Media” ka në planet e saj edhe një ndryshim tjetër, atë të shndërrimit të Formulës 1 në një biznes modern që të mos administrohet nga një grup i vogel personash, por nga Komitet Ekzekutiv si dhe nga një komision për marketingun, me këtë të fundit që do të mundësojë lehtësimin e zgjerimit të Formulës 1.

SHPËRNDAJE