droggaaHage, EUROPOL  -2.38 ton kokainë janë sekuestruar, 529 viktima njerëzore të trafikimit të identifikuara dhe 314 persona të arrestuar pas një operacioni ndërkombëtar-javor, njtonagjencia e lajemeev “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve te Europol-it

Europoli sot kumtoi se në aksionin njëjavor kundër rrjetit kontrabandues të lartë të sofistikuar janë arrestuar më shumë se 314 persona dhe janë sekuestruar një ton kokainë.

Operacioni ka vijuar  pas zbulimit të agjencisë së rrejshme turistike në Greqi, që ka ndihmuar në tregtinë me njerëz në një bordel në Austri, ku, mes tjerash, është kultivuar edhe kanabis. Deri tani janë identifikuar mbi 500 persona viktima të kontrabandimit me njerëz.

Në kumtesë citohet se përveç disa vendeve evropiane lindore nga BE-ja, hetimi është zgjeruar edhe në 24 vende  jashtë Unionit. Rrjeti është përhapur edhe në kontinentin aziatik dhe afrikan.

“Vendet dhe organizatat mbarë botës duhet të punojnë së bashku si një subjekt, që të japin përgjigje adekuate të krimit të organizuar që nuk njeh kufij”, theksoi drejtori i Europolit, Rob Vejnrajt.

SHPËRNDAJE