Shkolla e futbollit “Lugina” e cila vepron në komunën e Preshevës, nën drejtimin e disa trajnerëve që në mënyrë profesionale përcjellin grupmoshat e ndryshme që nga pionierët, kohët e fundit po tregon rezultate të shkëlqyera sidomos në zbulimin e talentëve të rinj. Arbënor Sefiu, magjistër i shkencave sportive i cili punon me moshat e reja, shprehet mjaftë i kënaqur me angazhimin e fëmijëve por edhe gatishmërinë e prindërve që të mos hezitojnë që ti sjellin fëmijët e tyre që të merren me sport.

Njëri ndër fëmijët me të cilët punon Sefiu, është 8 – vjeçari Euron Saqipi, i cili i plotëson të gjitha karakteristikat e një djaloshi që premton të shkëlqej në një të ardhme të afërt. Euroni ka tregon shkathtësi të veçanta si në atletikë, ashtu edhe në manovrim me topin.

Image

Përmes familjarëve të tij, Euroni së shpejti do të tentoj të anëtarësohet në ndonjërën nga shkollat më të mëdha të futbollit në Gjermani apo Zvicër, ku do të vazhdojë të punojë fuqishëm në mënyrë që të zhvillohet e të profesionalizohet përkrahë shokëve të tjerë në skuadrën përkatëse. Sado i vogël në moshë, Euroni është i vendosur që nëse arrin të bëhet i suksesshëm në futboll, në asnjë mënyrë nuk do të zgjedhë kombëtare tjetër përpos Kosovës apo Shqipërisë.

Vlen të theksohet se Kosova Lindore, e Presheva në veçanti gjithmonë ka prodhuar talente të të mirë futbollit, ndër ta e kemi Berat Gjimshitin i cili me sukses sot vendoset në mbrojtjen e kombëtares së Shqipërisë por edhe sulmuesin qendorë të përfaqësueses së Kosovës Atdhe Nuhiun./KUSHTRIM MALIQI

SHPËRNDAJE