Joachim Low, trajneri i Gjermanisë, theksoi se skuadra e tij realizoi “një turne të madh” në Ukrainë dhe Poloni edhe pse nuk arriti finalen.

“E humbëm organizimin tonë në fushë pas golit të parë dhe kur erdhi goli i dytë nisëm të gabonim shumë. Në pjesën e dytë treguam versionin tonë real, por nuk arritëm objektivin”, theksoi tekniku gjerman duke folur për humbjen 2-1 në gjysmëfinalen ndaj Italisë.

Edhe pse nuk u arrit objektivi, Low mendon se skuadra e tij ka bërë një turne të madh: “Jemi përmirësuar dhe kemi bërë një turne të madh. Fituam katër ndeshje dhe humbëm një.
Kjo skuadër na ka dhënë gëzime të mëdha ndaj Portugalisë dhe Hollandës kështu që duhet t’i falenderojmë lojtarët. Kemi fituar ndaj disa skuadrave të mëdha jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë.”

“Ndeshjen me Italinë e humbëm sepse ata kanë sulmues të mëdhenj dhe Prandelli po e ndryshon tërësisht këtë ekip”, përfundoi Low.

SHPËRNDAJE