Sot në Turqi është shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa Presidenti Erdoğan gjithashtu ka anuluar udhëtimin e tij zyrtare të planifikuar në Kazakistan

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Stamboll deklaroi se që të gjitha organizatat terroriste, qoftë PKK, FETO apo DEASH me të njëjtin qëllim sulmojnë Turqinë dhe qytetarët e saj.

“Në Stamboll edhe një herë ishim dëshmitarë për fytyrën e shëmtuar të terrorizmit që shkel të gjitha vlerat dhe normat morale. Sa herë që Turqia bën hapa pozitiv drejt të ardhmes së saj, organizatat terroriste ndaj kësaj përgjigjen me gjak, egërsi dhe kaos. Nuk ka aspak rëndësi emri i organizatës terroriste i cili qëndron pas sulmit, sulmeve që i kemi përjetuar shumë herë në vitet e fundit. PKK, DEASH, FETO, të gjitha organizatat terroriste me të njëjtin qëllim sulmojnë vendin dhe popullin tonë”, ka thënë Erdoğan.

SHPËRNDAJE