erdddPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë paraqitjes së tij në një iftar, deklaroi se vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian paraqet fillimin të një epoke të re për atë vend por edhe për unionin.

“Si ithtar të sistemit politik i cili respekton vullnetin kombëtar dhe demokracinë, i dëshiroj çdo të mirë Britanisë së Madhe pas referendumit. Si pjesa dërmuese e botës edhe ne prisnim që rezultati përfundimtar i referendimit të jetë ‘për mbetje’. Mendoj se vendimi të cilin e mori populli britanik është fillimi i një epoke të re për Britaninë e Madhe por edhe për Bashkimin Evropian”, tha presidenti i Turqisë, raporton Anadolu Agency.

Ai shtoi më tej se BE-ja me vite të tëra ka mashtruar Turqinë në rrugëtimin e saj në integrimet evropiane.

“I kemi kushtuar rëndësi BE-së dhe punuam me përkushtim, kemi qenë të mashtruar. Shembulli i fundit është qëndrimi johuman në raport me refugjatët i cili ngjalli debate rreth parimeve të BE-së. Me rritjen e tendencave islamofobe në Evropë, askush nuk mund të mohojë se Evropa është islamofobe. Dua të them qartë se kjo që i bëhet Turqisë është pa mëdyshje islamofobi dhe pikërisht nga kjo arsye vonon pranimi ynë në atë bashkësi”, tha Erdogan.

Në fund shtoi se edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë disa figura të caktuara në skenën politike që nuk pranojnë myslimanët në atë vend.

“Njëri prej kandidatëve për president u është vërsulur myslimanëve. Obama është rreshtuar në anën e myslimanëve dhe tha se njerëzit nuk duhet të ndahen në bazë të fesë, ndërsa një kandidat për president, thotë se nuk do të tolerojë që myslimanët të jetojnë në Amerikë”, tha Erdogan.

SHPËRNDAJE