erdobanPresidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon, u takuan në qytetin kinez Hangzhou, ku ndër të tjera diskutuan, rreth situatës në Siri dhe Irak

Erdogan informoi Ban Ki-moon për ofensivën “Mburoja e Eufratit” e cila po zhvillohet nga 24 gushti, dhe që ka për qëllim luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Sipas burimeve nga Zyra e Presidentit të Turqisë, takimi u mbajt para fillimit të Samitit G20, i cili në qytetin kinez Hangzhou ka mbledhur presidentë dhe kryeministra nga rreth 20 vende të botës, raporton Anadolu Agency.

Erdogan dhe Ban diskutuan edhe rreth situatës në Lindjen e Mesme, vendosjen e armëpushimit në Siri, rreth ndihmës humanitare në Halep si dhe ndryshimiet klimatike.

Presidenti turk foli për përkeqësimin e situatës humanitare në Siri, por gjithashtu shprehu mbështetjen e Turqisë për përpjekjet e OKB-së në lidhje me ndihmën humanitare në këtë zonë.

Ban edhe një herë dënoi tenatimin e grusht shtetit të 15 korrikut në Turqi.

SHPËRNDAJE