ea8a1b95-8c03-4187-ac65-866c3546fc07Presidentja Jahjaga me bashkëshortin e saj në pritje të Princit Charles

E para e vendit, shumë të rralla i ka pasur paraqitjet publike me bashkëshortin e saj.

Presidentja Atifete Jahjaga në pritjen mirëseardhëse të organizuar për nderë të vizitës në Kosovë të Princit të Wales-it dhe Dukeshës së Cornwall-it, është duke u shoqëruar nga bashkëshorti i saj, doktor Astrit Kuçi.

Pritjen e mirëseardhjes së princit të Uellsit, Charles nga ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ku janë të ftuar edhe përfaqësuesit e institucioneve dhe subjekteve politike në Kosovë, mund ta ndiqeni drejtpërdrejt.

Arrin në “Adem Jashari” Princi Charles dhe Dukesha Camilla

princichalresarinKa aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” Princi Charles dhe Dukesha Camilla. Ai do të pritet nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ambasadori britanik në vendin tonë, Ruari O’Conell dhe ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci. Nga Aeroporti, Princi dhe bashkëshortja e tij do të shkojnë në hotelin “Swiss Diamond”, kurse nesër do të ketë ativitete të shumta në Prishtinë dhe Prizren.

SHPËRNDAJE