Shkruan: Kujtim SADRIU

 

Epshi për pushtet i LDK-së, me “patericat” për ndarjen e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi, tani për tani është më i priruri në politikën kosovare, ndërsa Albin Kurtin dhe znj Osmani me sinqeritetin e tyre, po i ruan Zoti nga ujërat e turbullta të politikës së kapjes së shtetit nga hienat borgjeze.

Tri subjekte politike patën hedhur në vazhdimësi akuza kundrejt presidentit Hashim Thaçin me pretekst se po e ndanë Kosovën. Këto tri parti politike nuk i japin pesë pare pse i ndërrojnë deklarata 10 herë brenda ditës,dhe pse japin territore si Çakorrin, pasi që synimi i tyre është që të kapin ndonjë tender për të mbushur xhepat.

Presidenti Hashim Thaçi si duket ka përgatitur gjithë çka në SHBA për marrëveshjen përfundimtare Kosovë- Serbi, dhe tani ka mbetur vetë t’i bëhet amini.

Këtë marrëveshje e ka të ditur vetëm presidenti dhe PDK-ë e cila në asnjë mënyrë nuk dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë së re, me qëllim mos të marrin pjesë në aminin e kësaj marrëveshje. Pra, pavarësisht se çfarë marrëveshje ka bërë presidenti, qoftë të ndarjes së Kosovës, shkëmbim territoresh, asociacion për komunat serbe, autonomi për komunat serbe, apo çka do tjetër këtë marrëveshje të zier mes ambasadorit Grenell-Thaçi-Vuçiq ka për ta miratuar dhe votuar LDK, AAK dhe NISMA. Dhe në fund çfarëdo padrejtësie të ndodh për Kosovën turpi dhe ndonjë tradhti eventuale do t’i kapë këto tri subjekte e në asnjë mënyrë PDK-së dhe VV. Kuptohet këto të fundit do të dalin të pastra nga ujërat e turbulluara.

SHPËRNDAJE