Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka lavdëruar Lionel Messin duke thënë se mund të mbështetni gjithmonë tek ai kur keni nevojë më së shumti.
Messi realizoi gol në ndeshjen e fituar 2 me 1 ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të ‘Copa del Rey’ të mërkurën, transmeton portali arbresh.info.
“Janë ndeshjet e mëdha, ndeshjet e veçanta ato në të cilat Messi shkëlqen”, tha Enrique. “Nuk kanë mbetur edhe shumë fjalë për të përshkruar atë”
“Janë ndeshjet e mëdha ku ju mund të shihni më të mirën nga Messi”, shtoi trajneri i gjigantit katalunas.