Ekipi i kryeqytetit KF Prishtina, është ekipi i parë kosovarë që arrinë në rrethin e tretë të garave evropiane, madje duke nxjerrë fitore në ndeshjen e parë, e të dytën do ta luaj ditën e nesërme në Norvegji pikërisht kundër Bodo Glimit, ku shpresojmë në një sukses të tyrë të skuadrës së “PLISAVE”, në mënyrë që të bëhen krenarë tifozët jo vetëm me ekipin kombëtarë, por edhe me një klub në arenën ndërkombëtare.


Asgjë nuk do të ishte për tu cuditur, madje shumë pamje të mira të disponimit të futbollistëve, sikur mos të shihej bashkë me skuadrën edhe z. Remzi Ejupi, presidenti i klubit të kryeqytetit i cili po e shoqëronte ekipin, e që ende nuk janë mbushur një nëntë muaj të plotë, nga 12 sa i vazhdon suspendimi z. Ejupi nga Federata e Futbollit të Kosovës në janar të këtij viti.
Nuk kemi parë asnjë deklaratë nga z. Ejupi, por, mediat udhëtimin e biznesmenit e kanë lajmëruar si mbështetje nga presidenti për djemt, ndërkohë që suspendimi vazhdon. Nuk kemi parë ende asnjë reagim as nga FFK, nëse z. Ejupi ka thyer ndonjë rregull, por, në fakt nuk ka folur as z. Ejupi rrethë udhëtimit të tij për në` Norvegji.

SHPËRNDAJE