Tensioni mes Efi Dhedhes dhe Dea Mishel duket se sa vjen e rritet.

Konkurrentet e Big Brother VIP Albania janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së djeshme (e diel).

Ish-ylli i “Përputhen” i tha se ka qenë gjithmonë ushtari i Oltës dhe ajo vajza që rri sy ulur dhe shtiret, e si pasojë e shtirjes së saj është harruar në shtëpi.

 

Gjatë gjithë bisedës nuk munguan ironitë mes njëra-tjetrës, që shihet se është një inat i Dhedhes me të nga fillimi i spektaklit.

Pjesë nga biseda e tyre:

Efi Dhedhes: Të kam studiuar nga koka deri të këmbët. Të kam studiuar brenda, jo jashtë. Ti je e preferuara ime. Të kam hapur një faqe.

Deamishel: Ti më paske studiuar, ti je fanse.

Efi Dhedhes: Ti je shumë lartë. Je shumë ditë këtu. Je në krye.

Deamishel: Jam ndër banoret më të forta të kësaj shtëpie.

Efi Dhedhes: Ke të drejtë. Gjithsesi t’i bëj valixhet gati. /Telegrafi/

 

 

SHPËRNDAJE