Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Ndonëse pak ditë më parë, u përfolën se çifti cool i estradës shqiptare janë jo në ditët e tyre më të mira, e vërteta duket se paska qenë më e thellë se kaq.

Burime për revistën “WHO” nga Prishtina kanë treguar se Dafina i ka dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se dyshja nuk po funksiononte më.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këtyre zërave u shtohet edhe fakti që gjatë koncerteve, dyshja nuk e kishte më kiminë që ka pasur historikisht në skenë.

Në dukje e pamundur, por fatkeqësisht kjo është e vërteta. Por një gjë është e sigurt; për shkak të kësaj ngjarjeje projekti i ardhshëm i Dafinës do të na “godasë” fort.

Reklama
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
SHPËRNDAJE