Basha: Rama kthen kultin

Megjithëse 25 vjet nga rënia e bustit të diktatorit Hoxha, për kreun e demokratëve mbetet aktual misioni i konsolidimit të kultit të individit. “Jo për kultin e individit diktatorial, jo për kultin e individit që shembëm 25 vite më parë, jo për simbolin e njeriut- diell nga i cili varet ekzistenca e çdo robi, jo kultin e individit, për të cilët duhet të thërrasim ‘rroftë udhëheqësi i partisë’ sa herë marrim në dorë legalizimin apo na kthehen si shërbime taksat që nga merren nga xhepat tanë, por për kultin e individit të lirë”.

Kur flet për njeriun e lirë, Lulzim Basha ka parasysh njeriun që del në protestë pa u thirrur nga një forcë politike. Nëse deri në këtë moment Lulzim Basha foli përmes simboleve, akuzën për qeverinë, që nuk përkujtoi 25-vjetorin e ngjarjeve historike që rrëzuan diktaturën e bëri drejtpërdrejtë. “Aktivitetet duhej t’i takonin qeverisjes që paguet nga taksat e shqiptarëve edhe për të përkujtuar këto momente të rëndësishme të historisë së shqiptarëve, por që i ka lënë edhe këtë 25-vjetor, sikundër 25-vjetorin e ngritjes për demokraci në 8 dhjetorin e kaluar, në një harresë frojdiane në kuptimin e plotë të fjalës, pra një harresë kriminale”, deklaroi Basha.

SHPËRNDAJE