Preshevë, 25 mars -Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së, portugezi Antonio Guterres, ishte deklaruar pro Kosovës, veçmas mbështetjen për intervenimin e NATO-s. Njeriu numer nje i OKB-së pas vizitës se tij ne Preshevë, ne biseden e fundit ne Bernë  me gazetarin e agjenicise se lajmeve “Presheva Jonë”  ai ka falederuar siq u shpreh për “bujarinë dhe solidaritetin e popullatës ne Luginën e Preshevës me refugjatët…”
E terë bota demokartike (SHBA, NATO, BE, OKB) i perkhane bombardimet e NATO-s mbi Serbien, pos Beogradit
Guterres, ish shef i organizatës së OKB-së për refugjat UNHCR), sot sekretar i Përgjithshëm i OKB-së në muajin tetor, dhe do ta marrë edhe zyrtarisht detyrën nga Ban më 1 janar 2017.Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari është bërë shefi i nëntë i OKB-së në historinë e saj 71-vjeçare. Përvoja e tij ekzekutive si kryeministër dhe si komisionar i OKB-së për Refugjat nga viti 2005 deri në vitin 2015, ia mundësoi atij vendin e parë në mesin e 13 kandidatëve për të parin e OKB-së.

 

Guterres ka shpallur sot emërimin e zëvendësit të tij dhe shefin e tij të stafit, dy pozita të rëndësishme në udhëheqjen e OKB-së. “Presheva Jonë” nga Gjeneva ka mësuar se ministrja nga Nigeria, Amina Mohammed bëhet personaliteti numër dy në OKB, grua kjo myslimane si shefe e stafit të tij…

Presheva është qyteti i pare shqiptar që ka vizituar shefi i ri i OKB-së. Gjatë qëndrimit në Gjenevë shefi i ri i OKB-së ne bisede me gazetarin e “Presheva Jonë” Nefail Maliqn. Ai ka përshëndetur dhe uruar diplomatin portugez për misionin e tij. I porsaemëruari ne krye te OKB-së Guterres ka vlerësuar larte mikpritjen e qytetarëve e te Lugine se Preshevës, bujarinë dhe solidaritetin e popullatës me refugjatët.

Diplomati Guterres duke bërë fjalë për situatën e pas luftës në viset ish-jugosllave dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të vënë paqen dhe sigurinë ne Kosovë ka pohuar se “proceset ne Kosovë kane avancuar mire. Por tash prioritet për qeverinë mbetet lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni dhe papunësisë. Këto dukuri janë edhe shqetësime tona”.

Diplomati portugez Guterres, ne krye te OKB-së ne vazhdim duke justifikuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë kundër forcave serbe është shprehur se “ne jemi një aleate e ngushtë e NATO-s dhe para vititi 1999 ne nuk mund te përmbaheshim ndaj zhvillimeve tragjike në Kosovë. Kemi te bëjmë këtu me një armik te përbashkët? Unë mendoj se po. Nuk ka më një vend, një sistem, një ideologji. Armiku ynë është nacionalizmi ekstrem, fundamentalizmi fetar, racizmi, ksenofobia, spastrimi etnik, diskriminimi. Kjo është arsyeja pse ndërmorëm hapa te tillë dhe pse ne jemi aktiv në Kosovë. Intervenimi dhe prania ndërkombëtare doli me sukses në Kosovë, duke garantuar plotësisht të drejtat e popullit të Kosovës. Këto fjalë i kam thënë edhe zyrtareve te NATO-s ne Bruksel dhe qeverisë sime ne Lisbon.”

SHPËRNDAJE