Bruksel, 22 janar -Dialogu mes Prishtinës e Beogradit do të vazhdojë, dhe këtë të martë do të takohen delegacionet e të dyja vendeve te niv elti te larte., Agjencia e laemeve “Presherva Jonë” ka mesuar nga burimet e saj adiplomatike se ne Bruksel do te gjenden pos Edites dhe Gjures edhe dy presidente (Nikolic dhe Thaci) si dhe yd kymenistrat (Mustafa dhe Dacici). Ky takim i të dyja delegacioneve është i pari pas ndalimit të trenit serb që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicën veriore e që shkaktoi shumë reagime nga të dyja palët, duke u thënë se mund edhe të rrezikojë dialogun.
Ndryshe Vuçiq ka njoftuar se në këtë takim do të jetë edhe presidenti serb, Tomislav Nikoliq, duke shtuar se pret që delegacioni i Kosovës të sjell përfaqësuesit më të lartë.
“Të martën në mbremjë do të kemi vazhdim të dialogut me Prishtinën ne bruksel në ndërmejtësimin e Mogherinti dhe Serbia do të jetë e përfaqësuar në nivelin më të lartë. Do të shkojë presidenti Nikoliq dhe unë si kryetar i Qeverisë. Mendoj se shqiptarët do të sjellin përfaqësuesit e tyre më të lartë”.
“Besoj se do të ketë qasje të arsyeshme që kurrë më të mos përsëritet sjellja e armëve dhe materialit luftarak në mjediset e banuara me serbë në mënyrë që kështu të tregohen muskujt dhe kështu gjoja se të tregohet se dikush funksion si shtet, siç thonë ose mendojnë ata”, ka vazhduar tutje ai.
Sipas Vuçiq, “më e rëndësishmja për Serbinë është të evitohen konfliktet, të evitohen provokimet e mëtutjeshme”.
“Besoj se në këtë do të kemi shumë sukses, pasi që do të investojmë shumë punë dhe mundim për të garantuar zhvillim dhe sigurt ekonomik për njerëzit tanë në Serbi”.