Preshevë, 26 dhejtor  -Bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të ndërpriten deri në heqjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës kane raprtuar  sot portalet kosovare me titullin se  “Muri jashtë agjendës së dialogut”

“Kosova ta ketë një kod të përbashkët me Shqipërinë”, “Kosava nuk do tket kod te Serbise, por nga Austria..” ihsin e deklaratat e Edsita tzairit deh qveritareve te Kosovës, por te gjitha keot rane ne uje pas 15 dhjetorit te ektioj viti kju u pa gjthceka se i kujt eshte kodi 383.
Edhe për kodin e Serbisë thuhej se ishte “jashtë agjendës së dialogut”, por ja sot e kemi. Tash edhe për murin po flite se eshte “jashtë agjendës” ?! , ka shkruar sot agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Kështu kanë vlerësuar analistët kosovarë, të cilët kanë thënë se Prishtina duhet t’ua bëjë të qartë Brukselit dhe Beogradit se për murin nuk do të bisedohet me askënd. Madje disa prej tyre kanë hedhur idenë që vetë serbët e Kosovës ta heqin murin atje.
Në anën tjetër, në Lëvizjen “Vetëvendosje” thonë se me këto bisedime deri më tani nuk është arritur asgjë, përveçse është minuar e ardhmja e Kosovës. Sipas tyre, kjo është një tjetër dëshmi se këto bisedime duhet të ndërpriten sa më parë.
“Ne jemi dëshmitarë që dialogu pa kushte i Kosovës me Serbinë vetëm sa e ka kushtëzuar dhe minuar të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ky mur është dëshmi që këto negociata duhet të ndërpriten”, ka thënë Teuta Rrusta, koordinatore për qendra në Lëvizjen “Vetëvendosje”.

SHPËRNDAJE