usaaa“Ky nuk është Pompei, kjo është Halepo”, ka shkruar një person në rrjetet sociale me këtë foto të bashkangjitur. Ambasadorja amerikane në OKB e akuzon Rusinë për barbarizëm.

“Çfarë po bën dhe po sponsorizon Rusia nuk është kundërterrorizëm. Eshtë barbarizëm!”, do të deklaronte ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit kushtuar situatës në Siri, e posaçërisht në Halep.

“Në vend të paqes, Rusia dhe Esadi bëjnë luftë,” ka nënvizuar ajo, në një takim qartaz të tensionuar.

foto-halepAjo e ka akuzuar Rusinë për përgatitje të sulmeve ajrore kundër pjesës lindore të Halepit edhe në momentet kur Sergei Lavrov po i thoshte OKB-së se vendi i tij ishte i angazhuar për një zgjidhje paqësore.

Samantha Power u ka deklaruar pjesëmarrësve në Këshillin e Sigurimit se Rusia prej kohësh e kishte patur fuqinë për t’i thënë ndal kësaj vuajtjeje.

Përfaqësuesja amerikane i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të ketë kurajën të vërë gishtin mbi përgjegjësit e situatës në terren në Halep, e t’i thotë njëzëri Rusisë të ndalojë.

Ndërkaq, ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, e cilësoi tashmë një mision thuajse të pamundur vendosjen e paqes në Siri.

Sipas tij, përkundër akuzave, forcat siriane po përpiqeshin t’i largonin terroristët nga Halepi me sa më pak viktima mes civilëve.

Shumë prej përfaqësuesve të shteteve në takim kanë lënë të kuptohet se Rusia mund të ketë kryer një krim lufte me goditjen e autokolonës së ndihmave në fillim të javës së shkuar pranë Halepit.

Rusia e ka mohuar prerë të ketë dorë në incidentin e përgjakshëm, ku u shkatërruan 18 prej 31 kamionëve, e ku u vranë 20 civilë.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së u kërkua nga SHBA-të, Britania dhe Franca, pasi situata në Halep është përkeqësuar së tepërmi për shkak të bombardimeve të vazhdueshme. /tesheshi.com/

 

 

 

 

SHPËRNDAJE