Berne, 31 tetor -Siç thone policia në aksionin e koduar “Lozana” në të dy lokacionet, në Prizren e Ferizaj, janë konfiskuar gjithsej 315 paketime me peshë totale prej 130 kilogramë e 649.3 gramë e ciklas kishte per destinacion Zvicren, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve te policise kosovare.

Droga e maskuar ne 22 dyer kishin per destinacion Zvicrën, sigurisht Lozanen, meqe edhe hetimet ew muajve te fundit bashke me aksionin e policise quhej “Lozana” ku arriti te konfiskoj 315 paketime marihuanë me peshë prej 130 kilogramë e 649.3 gramë.

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotripe dhe analoge.

Të dyshuarit N.O, U.S, dhe A.S, po akuzohen se pa autorizim kanë ndërmjetësuar në transportimin e substancave apo preparateve të shpallura me ligj si narkotikë, me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes ose ofrimit për shitje. Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ky deshtim i trasportit te droges nga Kosova qe e ka origjinen nga Shqiperia, ne drejtim te Zvicres nuk eshte i pari.Image associéeImage associée

SHPËRNDAJE