This too happened! After the book, Thaci through sexist Vlora Citaku in America pays over $ 500,000 for meeting with Trumpin
Gjithsej 517 mijë e 198 euro e 56 cent para të buxhetit të shtetit, në janar të këtij viti, Presidenca i kishte ndarë për një kompani lobuese amerikane, e afërt me presidentin Donald Trump. Pas librit, Thaçi permes sexeres Vlora Citaku ne Amerikë paguan mbi 500 mije $ për takim me Trumpin. Mediat ne ballkan para ca vitesh shkruan se Thaci emeroi per ambasadore “shfalerken e vete.”, transmeton agejncia e lajemeev “Presheva Jonë”
Në kontratën me kompaninë “Ballard Partners” thuhet se ky gjysmë milioni ishte ndarë për shërbime të konsulencës, për nevojat e Zyrës së Presidentit.
Gazeta “Alo!” si dëshmi të lidhjes mes tij dhe Vlorës merr si përgjim, transkript nga përmbajtja e bisedës mes Vlorës dhe Thaçit, të zhvilluar me 29 shkurt. Thaçi mori mundësi për të mësur për të dashuren e tij u se ankua që “dje është ndjerë shumë keq, ajo kishte një dhimbje koke, ethe dhe u shumë kollitje…”.
“E dashura ime, unë besoj se kjo është për shkak të lodhjes dhe preokupimi me zhvillimet më të fundit në lidhje me zgjedhjen e Presidentit..” Thaçi i ka then në një intervistë të cilën ne e posedojmë dhe të regjistruar nga shërbimi i zbulimit të një vendi perëndimor.
Por jorastësisht presidenti Hashim Thaçi ka zgjedhur pikërisht këtë kompani. Marrë parasysh afërsinë e drejtuesve të kompanisë me zyrën e presidentit Trump, Thaçi ka synuar realizimin e një takimi me presidentin amerikan.
Këtë e ka bërë publike vetë udhëheqësi i kësaj kompanie, Brian Ballard
Në dokumentin e lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë së kësaj kompanie, thuhet se Ballard është takuar më 20 prill në Mar-A-Lago me Presidentin Trump, të cilit ia ka bartur kërkesën e Ambasadores së Kosovës në Washington, për mundësimin e realizimit të një takimi me presidentin Hashim Thaçi.
Ndarja e miliona eurove nga presidenti Thaçi, fillimisht për autobiografinë e tash për këtë synim, shihet si keqpërdorim i parasë publike në përpjeke për rregullimin e imazhit të tij.
Deputeti i Kuvendit nga Partia Socialdemokrate, Faton Topalli, thotë se presidenti në vazhdimësi ka abuzuar me paranë publike.
Ndërkaq, deputeti i Alternativës, Ilir Deda, thotë se çdo herë nga secila parti janë ngritur dyshime mbi atë se si po shpenzohet paraja e taksapaguesve në emër të lobimit.
Por krejt këto dyshime pritet t’i vërtetojë komisioni hetimor i themeluar nga Kuvendi.
Ky komision shumë shpejt pritet të nisë punën dhe pritet të hetojë të gjitha dokumentet e qeverisë dhe presidencës dhe paratë e shpenzuara me këtë qëllim.
Sidoqoftë, ende nuk është e qartë nëse Trumpi e ka pranuar kërkesën e Thaçit.
Brian Billard ka raporte personale me Presidentin Trump dhe pas fitores së republikanit, i ka bartur zyrat e tij në Washington.
Kompania e tij, përveç Kosovës, lobon në SHBA edhe në emër të qeverive të Azerbajxhanit, Republikës Dominikane, Katarit dhe Turqisë.