Londër, 29 prill – Mijëra njerëz janë grumbulluar sot të shikojnë ceremoninë e dasmës mbretërore në qendër të Londrës, pranë Pallatit Mbretëror. Një flamur shqiptar është shfaqur mes turmës, si për të treguar identitetin e disa prej mijëra kureshtarëve. Merret vesh se qindra të rinj shqiptarë kanë marrë pjesë në përcjelljen e ceremonisë së martesës shekullore të Mbretërisë britanike, në mes të Princit William dhe Princeshës Kate, shkruan gazeta Tema.

SHPËRNDAJE