William dhe Kate janë burrë e grua. Në Abacinë e Westminster, princi William dhe e përzgjedhura e tij, Kate shkëmbyen premtimin para syve të miliona personave.
(I plotësuar) Kate e tha betimin e saj me gjysmë zëri duke parë në sy burrin e saj. Unazën qe do ta mbajë vetëm ajo, është nje krijim me arin e gjetur në Wells, te nxjerrë nga miniera që është në pronë të Familjes Mbretërore.
Middleton ishte një princeshë e vërtetë përrallash në momentin kur hyri në Abacinë e Westminster, me vetëm një minutë vonesë.Fustani i dizenjuar nga Sarah Burton është frymëzuar nga Grace Kelly. Ka një formë V në shpatulla, i thjeshte, shume i bukur dhe i gjatë tre metra.
“Të dua, je shumë e bukur” (I love you, You look beautiful) kanë qenë fjalët e para që fjalët e para që Princi William i tha Kate. Princi mban të veshur uniformën e kolonelit të Gardës Irlandeze.
* * * * *
Dasma mbretërore, Kate mbërrin në Abaci
Kate Middleton, mbërrin në Abacinë Westminster në Londër e shoqëruar nga babai i saj, dhe i pritur me shumë gëzim nga princi William dhe mbretër, mbretëresha, princër, princesha, aristokratë dhe njerëz të rëndësishëm nga e gjithë bota.
Nusja mban të veshur një fustan të mrekullueshëm ngjyrë pana, (jo aq i gjatë sa ishte parashikuar), flokët e saj janë të lëshuar dhe velloja i ka mbuluar këndshëm fytyrën.
Ka nisur zyrtarisht ceremonia martesore me e madhe e shekullit dhe pritet që cifti i martuar të dalë në ballkon rreth orës 13:30 me orën e Londrës.
Miss Middleton zgjodhi firmën Alexander McQueen dhe kishte dëshirë që fustani i saj të përputhej me traditën dhe modernen. Middleton punoi me Sarah Burton për të krijuar fustanin e saj të dëshiruar.
Motra e Kate ishte ajo që i mbajti fustanin ndërsa hynë në Abaci.
Nusja udhëtoi me makinë e shoqëruar nga i ati i saj, Michael dhe e motra, duke përshëndetur mijëra njerëz që ndodheshin rrugëve të Londrës.
Të ftuarit e dasmës kane parakaluar ne rruget e Londres nen vezhgimin e dhjetëra mije admiruesve qe po ndjekin nga afer kete ceremoni te famshme martesore.
Dasma mbretërore, të ftuar VIP në kishë
Britania është përfshirë nga ethet e dasmës mbretërore, kryefjala e ditës për vendin, një event i shumëpritur, një ceremoni madhështore, por edhe një paradë e vërtetë personash të famshem e luksi që konsumohet përpara syve të britanikeve dhe të ardhurve nga e gjithë bota për këtë rast.
Te ftuarit e dasmes, perfshire edhe David dhe Viktoria Beckham, si dhe Sir Elton John, nisen te mberrijne ne ëestminster Abbey pak pas ores 8:30, me oren lokale. Beckham, qe kishte vendosur medaljen e tij te “Urdhrit te perandorise britanike“, u dergoi nje pershendetje te perzemert njerezve te rreshtuar ne ane te rruges ndersa priste te zinte vend brenda nderteses historike.
Aktori Rowan Atkinson, i famshem si mister Bean ishte gjithashtu ne mesin e te ftuarve speciale. 1.900 vete jane kane marre ftesat per ceremonine fetare, por vetem 300 nga keta jane thirrur ne banketin e ofruar nga prince Charles.
Ceremonia brenda ëestminster Abbey ndiqet nga 40 kamera, nje sere fotografesh dhe 28 reportere. BBC eshte nje nga te paktat media qe jane lejuar brenda godines. Mesazhe urimi kane mberritur nga i gjithe globi. Ne fakt, edhe astronautet nga stacioni hapesinor nderkombetar i kane uruar ciftit jete te gjate e te lumtur.
* * * * * *
Will e Kate, dukë dhe dukeshë të Kembrixh
Mbretëresha Elisabetta ka emëruar William dhe Kate, respektivisht dukë dhe dukeshë të Kembrixh.
Ky titull është më i larti në sistemin e fisnikërisë angleze.
William do të bëhet edhe kont i Strathearn dhe baron i Carrickfergus, ndërsa Kate do të jetë kontesha e Strathearn dhe baronesha e Carrickfergus.
Ndërkohë Buckingham Palace mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se karroca që do të përdoret për të çuar çiftin në pallat pas martesës do të jetë një State Landau e 1902-shit, e hapur, edhe nëse bie shi.
* * * * * *
Sot martohen Princi Villiam dhe Keit Midleton
Pas përgatitjeve prej disa muajsh, sot martohet në Londër Princi britanik Villiam me të fejuarën e tij prej vitesh, Keit Midleton.
Janë planifikuar festime të shumta nga oborri mbretëror, ndërkohë që qindra mijëra njerëz do të dalin nëpër rrugë me flamuj e pankarte për të përcjellë ceremoninë e çiftit.
Në gjithë botën pritet që rreth dy miliardë njerëz do ta ndjekin këtë ngjarje në televizion drejtpërsëdrejti. Villiam është pas të atit të tij, Çarls, numri dy në fronin britanik.
* * * * * *
Will e Kate, përshëndetja e fundit si single
Rreth 3 mijë persona janë mbledhur në agim përpara Buckingham Palace në ditën e martesës të William e Kate.
Me tyre janë shumë të rinj të cilët kishin kaluar natën në tenda për të fituar një vend në radhët e para.
Ndërsa turma priste, William e Kate janë duartrokitur nga qytetarët dhe turistët.
Princi, me veshje rastësore, ka dalë dje në rrugë pranë Clarence House, për të përshëndetur dhe shtrënguar duart me persona që e thërrisnin pas kangjellave.
Një shfaqje e shpejt, por jo më pak e duartrokitur, ajo e princesësh së ardhshme Kate që ka përshëndetur turmën e mbledhur përpara Hotel Goring.
Në gjithë botën pritet që rreth dy miliardë njerëz do ta ndjekin këtë eviniment në televizion drejtpërsëdrejti.
William është pas të atit të tij, Charles, numri dy në fronin britanik.
Më shumë se 750 milionë njerëz panë martesën e Princit Charles dhe and Diana Spencerit, ndërkohë që rreth 2 miliardë pritet të shikojnë festimet e sotme.
Princi Charles dhe Diana Spencer u martuan në Katedralen e Shën Palit. Princi William dhe Kate Middleton do të martohen në një kishë më të vogël, në Westminster Abbey.
Ditën e martesës, Charles dhe nusja e tij arritën në kishën, që zgjodhën vetë, me karrocën tradicionale mbretërore të tërhequr nga kuajt dhe e mbuluar me xham.
Princi dhe princesha ndoqën traditën, duke u larguar nga kisha në një karrocë të hapur.
Kate Middleton, nga ana tjetër, nuk do të ndjekë këtë traditë disa shekullore, duke shkuar me limuzinë në kishën Westminster Abbey.
Sot dasma e shekullit, ja detajet e martesës së William dhe Kate
Sot është dita e madhe për princin William dhe Kate Midleton. Princi dhe vajza bukuroshe do ti betohen njëri tjetrit për dashurinë të përjetshme në kishën Westminster përballë 1900 të ftuarve dhe të paktën 2 miliard telespektatorëve, në të katër anët e globit. Dasma mbretërore cilësohet si një nga eventet mediatike të shekullit të ri, 8000 janë gazetarë, fotografë, kameramanë, për atë që përcaktohet si martesa e shekullit, të cilët me padurim presin të regjistrojnë buzeqeshjen dhe për më tepër, veshjen e nuses.
Sot autoritetet e kanë shpallur ditë pushimi. Që në orën 6:00 policia ka mbyllur rrugët për në qendër të Londrës. Në orën 8:15 deri 9:45 kanë mbërritur të ftuarit e parë në kishë. Ndërsa në 9:50 mbërrijnë pers
onat vip: guvernatorët, kryeministrat e vendeve të Commonwealth, trupat diplomatike dhe të ftuarit e tejrë të nderit.
10:10 – William e Harry largohen nga Clarence House dhe mbërriijnë në kishë rreth orës 10:15. Në orën 10:20 –mbërrijnë në kishë, anëtarët e familjeve mbreterore të huaja.
Në 10:20 – e ëma e nuses, Carole Middleton dhe i biri James , nisen nga Goring Hotel dhe mbërrijnë në kishë në 10:27.
në 10:30 mbërrijnë familjet mbreterore më pak të rëndëishsme, kushërinjtë Kent e Gloucester, mbesa Zara me të fejuarin, kampion i regbit. .
në 10:40 – mbërrijnë fëmijët e mbreterehses, princesha Anna dhe bashkëhsorti Timothy Laurence, princi Andrea me të bijat Eugenia e Beatrice, dhe Edoardo ,konti i Wessex me bashkëhsorten.
10:38 – princi Carls dhe bashkëshorjt a etij Camilla largohen nga clarence House dhe drejtohen pëër në kishë ku mbërrijnë në 10.42.
10:45 – interepretohet muzike me trombe për mbretereshen dhe princin filip.
10:51 – motra e Kate, Philippa ose (Pippa), dhe shoqëruesit e tjerë të nuses e të dhëndërrit mbërrijnë në kishë të ardhur nga hotel Goring Hotel.
10:55 – Kate, e shoqëruar nga babai, Michael Middleton, largohet nga Goring hotel dhe niset për në kishë.
11:00 – është ora kur kate mbërirn në kishë dhe nis ceremonia e drejtuar nga peshkopi i londrës.
12:15 – përfaqësuesit mbreterorë largohen nga kisha.
12:30 – të sapomartuarit shkojnë në pallatin buckignam ku zhvillohet dhe fotografia zyrtare nga Hugo Burnand.
13:25 – mbreteresha , të sapomartuarit dhe familjet e tyre, shfaqen për 10 minuta në pallatin e Buckingham Palace dhe aty jepet edhe puthja e ciftit.
Pasditja parashikon, banket dhe shampanjë të ofruara nga mbreteresha për 650 të ftuar, më pas festë nga Middleton në hotel per te ftuarit e tyre, pritje në Lancaster House ofruar nga Foreign Office per diplomatët e huaj.
Gjatë pasdites mbreteresha transferohet në Windsor, për ti lënë hapësirë të rinjve të festojnë. Në orën 19:00, nis darka për 300 të ftuar, ofruar nga princi Charles, bisedime dhe kërcime në pallatin e transformuar në diskotekë.
Për William, Kate-in, Harry dhe Pippa-n, dhe miqtë e tyre, duket se nuk ka limite, pasi Buchingham Palace tha se festa le të mbarojë, kur të mbarojë.