Preshevë, 15 tetor -Komuniteti shqiptaro-amerikan në Amerike dhe ai ne Zvicer u ka kërkuar përmes një letre të gjithë liderëve politikë shqiptarë e kosovarë të angazhohen për ato që ai i cilëson si çështje kritike dhe e para në listë është ideja e shumë-diskutuar e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Diaspora shqiptare nga Lugina e Preshevës ne SHBA e Zvicra kundër presidentit Thaçi për kufijtë.

Keshtu ne tubimet e fundit t shoqatave e partive shqiptare tge diaspores shqiptare nga Lugina e Presheves ne New York, New Jersi, Californi, Gjeneve, Bern, Zurich… deklaratat e Thacit për “bashkim” pas gati tre decenie nga Referendumi (1992) i kane cilesuar si pallavra dhje loje me ndjenjat e shqiptareve te Lugines, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Ne  LDK dhe VV ne Zvicer jane ikuandruar qinderab shqiptare nga lugina e Preshves te cilet ne trubimet e fundit kane kundershtuar idete e Thacit dhe Vucicit per “krrigjimin” e kufijve pas te cilave fshihet “Serbia e Madhe”.

Duke kujtuar rolin dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë së Kosovës, investimeve në rajon apo lobimit në përgjithësi me politikëbërësit amerikanë në favor të interesave të shqiptarëve, ky organizëm praktikisht kërkon që zëri i tij të dëgjohet ndërsa paraqet pretendimin kyç, atë të mos ndryshimit të kufijve.

Pavarësia e Kosovës është një nga arritjet më monumentale të popullit shqiptar, thuhet në letrën e hapur; përderisa

Çdo kilometër i Kosovës është paguar me gjak, kërkojmë njohjen formale të kufijve të këtij shteti të sapo formuar, duhet t’i qëndrojmë besnikë shpirtit, kurajës dhe guximit që e bënë këtë arritje realitet, me djersë dhe lot. Prandaj, jemi kundër çdo negociate që synon humbje territori nëpërmjet demarkacionit, korrigjimit apo shkëmbimit të territoreve.

Ne nuk kemi më tokë për të dhënë, vetëm për të marrë, theksohet me forcë në shënim. Ndër kërkesat e tjera është edhe ajo e organizimit të një konference ndërkombëtare të udhëheqësve shqiptarë në Nju Jork në 2019-tën për hartimin e një plan-veprimi ku të përvijohet një agjendë kombëtare apo angazhimi që samiti i ardhshëm i diasporës të mbahet në Kosovë e më pas të zhvendoset çdo vit në gjashte rajonet shqiptare në Ballkan.

SHPËRNDAJE