Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa konfirmoi lajmin se në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës është hedhur një bombë.
Ai ka thënë se një akt i tillë është i papranueshëm, duke theksuar se këta njerëz nuk ia donë të mirën Kosovës.
“Te shtëpia e Murat Mehës është hedhur një mjetë shpërthyes. Është një akt i papranueshëm. Aktet e tilla që rrezikojnë jetën e familjeve tregojnë më së miri se kemi të bëjmë me njerëz që nuk ia dojnë të mirën Kosovës. Ata e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Dyshohet për mjet shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës
Një shtëpi në lagjen “Dardania” është rrethuar nga Policia e Kosovës, pasi po dyshohet për një mjet shpërthyes.
Policia e Kosovës ka thënë se rreth orës 14:00 kanë pranuar një telefonat ku është kërkuar ndihma e policisë, sepse dyshohej për një mjet shpërthyes.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar një telefonatë ku jemi njoftuar për dyshimet rreth një mjeti shpërthyes në terasen e një shpie private në lagjen Dardania”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka njoftuar edhe se “ekipet janë në vendin e ngjarjes”.
Por, nga mediat mësohet se shtëpia në fjalë është e kryetarit të Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha.
Policia e Kosovës dhe njësitet denimuese kanë rrethuar shtëpinë.
Murat Meha, është kryetar i Komsionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ekzistimin ose jo të mjetit shpërthyes në shtëpinë e Mehës.
Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është kundërshtuar me këmbëngulje nga partitë opozitare dhe një numër deputetësh edhe të pozitës.
Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit ka miratuar sot këtë Projektligj, që do t’i procedohet Kuvendit për miratim.