Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUk), ku ka thënë se të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg.

Kjo pasi Kurti tregoi që Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK i ishte djegur vetura, dy herë madje – dhe i ka akuzuar dy kompani për këtë.

“Një herë me 19 gusht dhe pastaj sërish me 7 tetor iu dogj vetura Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija. Pas një pune intensive të tij janë gjetur shkelje të shumta të dokumentuara në raport përkatës”, ka shkruar ai Facebook.

“Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”, vazhdon postimi i Kurtit.

Kurti ka thënë po ashtu se për të shprehur mbështetjen sot e ka vizituar Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

“Bashkë me mua në vizitë ishte edhe ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe zëvendësministri, Arsim Berisha, ku takuam ushtruesen e detyrës së drejtores së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, Kryesuesen e Bordit Drejtues, Aida Rexhepi dhe Drejtorin, Musa Vitija”, tregon Kurti.

SHPËRNDAJE