vlezzritNë stadiumin “Félix Bollaert” në Lens (nesër në orën 15.00), ndeshen Shqipëri-Zvicër. Një sfidë që sjell emocione e pa paprtiur eshte se ne tepin e  gjelbert ne lens te Frcnes  do te ndeshen ball për ballë edhe dy vellezer shqiptar si “armiq” për 90 minuta, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë” per te cilin konfrontim te vellezerve Xhaka po shkruajne edhe mediat botërore.

 

Në stadiumin “Félix Bollaert” në Lens (nesër në orën 15.00) do të kemi emocione të pakufishme simdos kur shef dy vëllzer shiptare njeri kunder tjtrit. Do të kemi një festë futbolli, do të kemi edhe lot gëzimi, sepse përballen Shqipëri-Zvicër, në takimin e parë të grupit A të Kampionatit Evropian.

Sidoqofte për gazetarin e agjencise së lajmeve “Presheva jonë” ne selinë  e UEFA-s dhe FIFA  per  ndeshjen e neserme mes Shqipërise dhe Zvicres thote se “qe tash rezulati dihet, se fitorja eshte në duar te shqiptareve si andej, si këndej..”

Ndeshja në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet nesër të shtunën në stadiumin Bollaert në Lens-Delelis (Francë), tashmë po prtiete me mjaft  entuziazëm të madh në mesin e mbështetësve zvicerane dhe shqiptare.

 

E shtuna e 11 qershorit, do të mbahet mend, gjatë shumë gjatë, nuk do të harrohet kurrë në historinë e futbollit, 29 shqiptarë në një ndeshje të madhe të garës me prestigjioze, 23 të Shqipërisë dhe gjashtë të kombëtares së Zvicrës.

29 futbollistë shqiptarë në stadiumin e Lensit, një bukuri e rrallë, një derbi shqiptar dhe një emocion edhe më tepër për të gjithë, sfidohen mes vete vëllezërit Taulant e Granit Xhaka. Luftojnë kundër njëri-tjetrit në fushën e lojës, por në aspektin sportiv. Taulanti apo Graniti do t’i kenë muskujt me të fortë! Taulanti do fitoren e Shqipërisë e Graniti të Zvicrës. Një përplasje sportive mes vëllezërve, një emocion edhe të prindërit e tyre, Ragipi e Eli, sepse dilema është te ata se për kë të anojnë. Një festë futbolli, pavarësisht se kush do të fitojë. Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, do të zbarkojë.

Vec kesaj në shtypin shqiptar kane nisur fjalë të serta 48 ore para ndeshjes duke e quajtur ate here  “betejë” apo  “luftë” apoe dhe si “luftë në mes të vëllezërve shqiptarë”…  Madje disa media shqiptare kanë shkruar edhe se “nesër futbollistë shqiptarë ne anen e NATI-t do të kalojnë testin e patriotizmit” . Në disa media, ata jane  trajtuar shpesh  si “tradhtarë”, sepse ata luajnë ne je ekti te “huaj” . Këto media harrojmë se këta lojtarë shqiptare kanë lindur,, dukuar dhe shkolluar  deri tek karrira e tyre e pasur  në Zvicër, ka shkruar ne fund agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me seli në Gjenevë

SHPËRNDAJE