Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ka deklaruar se disa prej barrikadave në veri e kanë natyrën politike dhe simbolike, duke ritheksuar edhe njëherë se KFOR-i mund t’i heq këto barrikada fizike vetëm me mjete ushtarake. Mirëpo sipas tij me mjete ushtarake nuk mund të hiqen barrikadat, siç i ka quajtur ai “barrikadat mendore”.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë Komunës së Obiliqit, i cili tha se po të kishte ndonjë strategji për t’i hequr këto pengesa mendore, atëherë nuk do të flitej për to, sepse siç ka thënë ai natyra e ushtrisë është që të veprojë menjëherë dhe t’i largojë ato.

Drews ka deklaruar se duhet të ketë besim dhe durim që çështja e barrikadave do të zgjidhet në mënyrë politike. Ai gjithashtu ka thënë se KFOR-i mbetet i përkushtuar për krijimin e lëvizjes së plotë në gjithë vendin, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës, dhe shtoi se KFOR-i do të bëjë çmos të arrihet një zgjidhje.

Komandati i KFOR-it, shpreson se në të ardhmen do të arrihet një zgjidhje politike dhe pa marrë parasysh se si do të zgjidhet ajo dhe çfarë rruge do të shpie deri te një zgjidhje politike.

SHPËRNDAJE