Mentor Shala drejtir i RTK-së tv ky i njohur si i Hashim Thacit, ka reaguar ndaj takimit që Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (SPRTK) ka zhvilluar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilit i janë ankuar për keqmenaxhimin e transmetuesit publik.
Shala, në një postim në Facebook është dukur mjaft i nervozuar, ku nuk ka lënë pa përmendur KTV-në e RTV21, ndërsa ka kërcënuar hapur anëtarët e kësaj sindikate, duke i quajtur “bakterie” dhe duke i paralajmëruar që të bëjnë kujdes.
“Prandaj edhe janë “bakterie” politike brenda RTK! Por për secilën bakterie ka atibiotik!”, ka shkruar Shala, me një fjalor banditesk.
Komenti i tij i plotë:
Në kohën kur definimi me ligj i çështjes së financimit dhe pronës së RTK-së është para përfundimit, janë intensifikuar përpjekjet e disa transmetuesve konkurent dhe disa partive politike duke i aktivizuar ‘bakteriet’ e tyre në RTK që me çdo kusht ta ndalojnë miratimin e këtij ligji duke u munduar kështu ta shkatërrojnë Transmetuesin Publik. I kuptoj plotësisht përpjekjet e KTV e RTV21 të cilat me rënien eventuale të RTK tentojnë ta marrin primatin në tregun medial transmetues, por nuk po i kuptoj disa ‘bakterie’ të RTK-së të cilët pa RTK-në as qentë nuk i hajnë, se si e harxhojnë tërë energjinë për me shkatërru RTK-në dhe atë duke kërkuar ndihmë nga politika!!!
Prandaj edhe janë “bakterie” politike brenda RTK!
Por për secilën bakterie ka atibiotik!
RTK i kalu tana sfidat, madje edhe sulmet me bomba, prandaj keni kujdes!!!
Ajo që është me rëndësi në RTK, 97% e stafit e dojnë vendin ku punojnë!
Bashkë më kolegët e mi, që janë krejt stafi i RTK-së, që prodhojnë çdo ditë nga 96 orë program televiziv, 48 orë program të radios, furnizojnë youtube e facebook me lajme e videolajme çdo ditë, prodhojnë lajme për web, etj, kemi me rrit buxhetin, kemi me ba pronën, kemi me ndërtu objektin dhe kemi me qenë numër 1 për një kohë shumë të gjatë në Republikën e Kosovës!
P.S. Vetëm me jua kujtu, sa mos me harru!