safsdsaE kuptoj se po jetojmë në një kohë të ligë me mungesë ligji dhe demokraci të brishtë. Por ama të përcillet njeriu në çdo hap si në kohën e Enverit kjo nuk do koment. Ndaj është vërtetë irituese dhe për keqardhje ‘lajmi’, shumë pak minuta, pasi dola nga emisioni Argument Plus ne TV21 që Gazeta famëkeqe Express nuk kursehet as kësaj radhe të shpif dhe gënjejë pa fije turpi ne adresën dhe emrin tim. Zaten ajo po bën atë që di të bëjë më së miri TË SHPIF dhe Njollos.

Sa e sa herë jam denoncuar në Emisionin tim në TV çdo të Enjte se Unë Dr. Shefqet Krasniqi as edhe një herë të vetme nuk kam komentuar në lidhje më ‘shehidllëkun’ e dikujt në Siri. Madje në këtë gënjeshtër taze të sapo fabrikuar nga Express shihet fare qartë se komenti është marrë nga një profil i shpifur i hapur në emër tim se kinse unë paskëna përgëzuar dikë për shehid në Siri. Kam deklaruar disa herë me shkrim, dhe jam lodhur duke folur, se facebook im i vetëm është të përfitojmë nga Hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi, andaj nuk bartë asnjë farë përgjegjësie për shpifësit, njollosësit e llomotitësit që hapin profile të rreme në emër tim vetëm e vetëm të degradojnë personalitetin tim. Kjo u ndodhë shpesh VIP-ve, përfshirë edhe krerë të shtetit, edhe mua në këtë rast tash e sa herë me radhë gazeteska dështake Express po tenton të njollos personalitetin tim përmes profileve të rremë, por falë Zotit nuk ia dolën dhe u garantoj se nuk do t’ia dalin kurrë ngase populli dhe vendi im e di shumë mirë se kush është Dr. Shefqet Krasniqi.

Nga ana tjetër, një deshtake tjetër, Koha Ditore, respektivisht versioni elektronik Koha.net sjellë në kujtesë një fotografi rasti me disa djema, pas një namazi të caktuar, duke tentuar të bëjë ndërlidhje me rastet tashmë nën hetim nga prokuroria. Ligësia, dyfytyrësia dhe njëanshmëria paragjykuese mediatike vërehet nga aeroplani sepse unë deklarova se jam takuar me F. Rexhepi një herë në Siri në vitin 2005 gjatë kthimit tim nga haxhillëku dhe thash se me sa di unë ai ka studiuar në Siri. Mirëpo nuk e mohova se e njoh personin në fjalë por deklarova dhe prapë po deklaroj se nuk kam ndonjë raport të veçantë me të dhe se nuk kemi ndonjë emërues të përbashkët të veçantë, përveç raporteve hoxhë – xhematli si me çdo qytetar tjetër.

Dr. Shefqet Krasniqi del në fotografi më dhjetëra e qindra persona në ditë, madje ai ka më shumë fansa në facebook sesa krejt Koha artikuj e publikime, por ja që jetojmë në një kohë të padrejtësive, mungesës së ligjit dhe xhelozisë mediale.

Duke parë tentativat e paskrupullta të disa medieve që të me bëjnë mua pjesë e asaj që nuk i takoj, për të cilën askush përveç këtyre medieve nuk dëshiron të apostrofoj emrin tim, po shoh se Prokuroria me sa duket së shpejti do ketë punë edhe me disa medie të krekosura.

 

Besimtarë, qytetarë, kosovarët e mi të dashur mos të ju mashtrojnë ‘buzëqeshjet’ e disave prej nesh sepse edhe luani zdërvish dhëmbët por ajo zdërveshje aspak nuk i përngjanë buzëqeshjes

SHPËRNDAJE