Tariq-Ramadan-MarocGjenevë -Prof.dr. Tariq Ramadan, në një intervistë ekskluzive për agjencinë e  lajmeve ”Presheva jonë” në Gjenevë ka folur pos luftës në  Siri, Afganistan dhe Irak edhe për vullnetarët shqiparë në këto vende që po luftojnë kundër regjimit diktatorial të El-Saidit si dhe “problemin” e shamisë mes qeverisë së Kosovës dhe komuninitetit muslimanë shumicë në Kosovë.

 

Kush është  bashkëbiseduesi ynë Tariq Ramadan? Dr.Ramadan , është i lindur në Gjenevë në vitin 1962. Ai është djali më i madh i Hasanit egjiptian El-Bena, themeluesit të  “Vëllazërisë Myslimane” Babai i tij, Said Ramadan, ikën nga Egjipti  për shkak të persekutimeve nga ana e organizatës së tij  dhe gjeti strehim në Zvicër.

 

Prof.dr. Tariq Ramadan sot si ekspert dhe ideator i islamit është ndër intelektualët nga radhët e arabëve më i ftuar në intervista dhe debate televizive botërore (CNN, TF1, TSR, Ewronews etj..)  ai është i akuzuar rregullisht për “lidhje me islamistët më radikale.”

Tariq Ramadan ka punuar në disa universitete. Në vitin 2004, Shtetet e Bashkuara mohuar një vizë, e cila pengoi atë për të zënë një karrige në Indiana. Në vitin 2005, Tony Blair ka emëruar një komision për të frenuar ekstremizmin islamik. Ai është aktualisht profesor i Studimeve Bashkëkohore Islame në Universitetin e Oksfordit.

Ramadani është autori i disa veprave shkencore, sociologjike që ndërlidhen me islamin dje, sot nesër. Libri më i fundit i tij quhet  “Islami dhe zgjimi arab” («L’islam et le réveil arabe») ku intelektual musliman dr. Tariq Ramadan beson se polarizimi vazhdueshme midis sekularistëve dhe islamistëve maskë është një çështje reale që prekin botën arabe.

I pyetur fillimsiht për islamin në botë dhe luftën në Siri dr.Tariq Ramadan profesor në Universitetin e Oxfordit për agjecinë e lajmeve “Preshava jonë” në Zvicër është përgjigjur se “Islami, sot në botë është në rrugë të mbarë, përkundër problemeve, vështërsive që po has viteve të fundit. Por cështja mbetet tek ne, muslimanët duhet të jenë të zgjua dhe të gatshëm t’i përballen ketyre sfidave qofshin ato në vendet Arabe apo ne vendet oksidentale.  Nuk ka luftë në Siri mes vëllezërve tanë, por luftë e agjenturave, interesave të vendeve të ndryshme, tashmë të njohura, që po nxisin , po provokojnë në stilin përqajë e sundo. Ne jemi një, qoftë ai sunitë apo sheitë, jemi vëllezër..”

Dr.Ramadan kishte njohuri për një numër të madh të vullnetarësh shqiptarë nga viset tona në ballkan që shkojnë sot në frontet e Sirisë duke luftuar kundër regimit të El-Saadit apo ne frontet e Afganistanit apo Irakut  Lidhur me ketë Tariq Ramadan është përgjigjur qartë se “Ata që kanë dhënë jetën në luftë qoftë në Kosovë, në Siri apo kudofotë nëse kan pasur qëllim të mirë, për liri dhe demokraci Allahu ju shpëbleftë dhe ju ndërgoj ngushllimet e mia familjeve të tyre.  Por, unë mendoj që shqiptarët qofshin ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lgina e  Preshevës apo edhe Zvicra e vdent tjera perendimore  nuk kanë nevojë të shkojnë të luftojnë në Siri, Afaganistan apo Irak. Këtë cështje duhet lënë sirianëve apo irkainëve. Në clirmin e  Kosovës a ka pasur sirianë apo irakianë, sigurisht jo ? Atëhrë psye të shkojnë shqipatret të vedesin për vend të huaj?!.. Të jemi të qartë se qeveria aktuale e Bachar al-Assad është një regjim  dikatroial dhe duhet rrëzuar. Prandaj ne duhet mbështesim përkraim opozitën , por kjo nuk don të thotë të shkojmë atje e të luftojmë sepse ka mënyra e metoda tjera për rrëzimin e regjimit diktaroial të Bachar al-Assad-it..”

Duke folur për islamin në Kosovë apo Shqipërinë ,profesori Taric Ramadan i cili ka vizittuar disa herë Prishtinen dhe Tiranën, konsideron se eshte në rrugë të mbarë. Por sipas tij “muslimanët shqiptar në Ballkan me ballafaqohen herë -herë me probleme e pengesa të qeverive të cilët provokojnë situatën në emër të disa ligjeve të impnuara që për mua janë antidemokartike, sepse me to diskriminohen, cenohet e drejta dhe liria elementare njeriut për veshje, cështje kjo personale.”

Në vazhdim z.Ramadan duke folur për  Kosovën, pohon se qeveria duhet të kujdes në këtë drejtim duke dëshmuar shtetin se eshte një vend demokratik., fundja të merr shembull Zvicrën për shumë gjëra pozitive, madje edhe për  bartjen e shamisë nëpër shkolla. “Unë kam qenë në Kosovë dhe besoj se do të vizotoj sërish rajonin. Problemet rreth shamisë, diskriminimit të muslimanëve atje  nuk bëhen rastësisht, aty janë  arësyera historike. Kur Zvicra e banuar me rreth 95 për qind kristianë nuk ju pengon shamia  dhe vajzat e komunitetit muslimanë  shkojnë pa prbleme në shkolla nuk kuptjunë spe duhet të jetë kjo problem për Kosovën ?!… Prandaj mesazhi im per Kosovën është i qartë se qeveria nuk ka të drejtë të ndaloj shminë në shkolla nëse pretendon të jetë e hapur dhe demokratike. Për këtë ceshtje të shamisë, femrat shqiptare të komunitetit muslimanë janë ato që vendosin vetë dhe jo familja e as qeveria.”  ka deklaruar në fund për “Presheva jonë” profesori Tariq Ramadan.

SHPËRNDAJE