EKSKLUZIVE: Para katër ditësh kam takuar në Prishtinë liderët e Luignës së Preshevës dhe atyre ju sigurova se ne do të angazhohemi  jo për zvogëlimin, por për heqjen e tarifave të sigurimeve të automjeteve, që po e vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke bërë me dije se qëndrimi i Kosovës në dialog ka qenë për zgjidhje në favor të qytetarëve, por pasi që Serbia ka insistuar për tarifa të larta, edhe Kosova është kundërpërgjigjur me reciprocitet, ka deklaruar Dr.Edita Tahiri, zv.kryeminsitre e Republikës në intervistën ekskluzive për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » duke folur për cështjen mjaft diskutabile të taksave në dogana mes Kosovës dhe Serbisë ku shqiptarët e Luginës më së shumti janë goditur.Prishtinë, 3 shkurt/ AIK-Presheva Jonë

 

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, dr. Edita Tahiri para katër ditësh ka pritur në një takim përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës, Riza Halimi, deputet në parlamentin e Serbisë, Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit.Në këtë takim siq kemi njoftuar në fillim të kësaj jave është folur për situatën politike dhe të sigurisë  në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pyetjes sonë se cfarë ka biseduar zv.kyreministraje Republikës së Kosovës znj.Tahiri me përfaqësuesit nga Lugina e Preshvës…ajo agjencisë informative « Presheva Jonë » është përgjigjur se « po para katër ditësh, pikrisht më 31 janar në Prishtinë kam takuar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës Riza Halimin, Galip Beqirin dhe Shaip Kamberin. Me ta kemi biseduar nëpërgjithësi  për gjendjen e shqiptarëve etnikë të këtyre trevave, si dhe për efektet e marrëveshjeve teknike të arritura në Bruksel për përmirësimin e jetës së shqiptarëve atje.. Delegacioni me njoftoi për zhvillimet më të reja në fushën e realizimit të të drejtave legjitime të komunitetit shqiptar atje,  në veçanti sfidat dhe vështirësitë në planin politik, ekonomik dhe arsimor. Ata, po ashtu, vunë në dukje dukurinë e largimit të vazhdueshëm të shqiptarëve nga trevat e tyre shkaku i mungesës

perspektivave të qarta.

Zëvendëskryeministrja Tahiri, në vazhdim. duke shprehur shqetësimin për gjendjen jo të mirë të shqiptarëve në Luginë, ka pohuar për agjencinë tonë ,  se «unë ju sigurova liderëve tëe Luginës se “ne do të kemi një  qasje dhe enagzhim maksimal të Qeverisë së Kosovës në mbështetje të të drejtave etnike të shqiptarëve, si dhe për ruajtjen e identitetit etnik e kulturor në trojet e tyre etnik. sepse askush në këtë shekull nuk ka të drjtë t’ju mohoj të drejtën e dikujt tjetër që ju takojn.  Prandaj, komunitetet janë të garantuara me standarde ndërkombëtare, andaj Serbia së pari duhet të ndal politikën diskriminuese ndaj të drejtave kombëtare të shiptarèeve etnik në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Serbia  duhet të respektojë këtë obligime karshi shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe t’iu sigurojë mirëqenie e perspektivë demokratike..» Pyetje sonë vijuese rreth procesit të dialogut teknik në Bruksel, dr. Tahiri pa pohura se  « dialogu ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve teknike mes dy shteteve fqinje, Kosovës e Serbisë, dhe marrëveshjet e arritura deri tash janë me efekte pozitive edhe për shqiptarët e Luginës, sepse sigurojnë lëvizjen reciproke të njerëzve dhe mallrave… » Sa i përket taksave të doganave mes Kosovës dhe serbisë ku shqiptarët e Luginës më së shumti janë goditur në fund znj.Tahiri për “Presheva Jonë” ka deklaruar se «Ne do të angazhohemi  jo për zvoglimin, por për heqjen e tarifave të sigurimit të automjeteve, që po e vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke bërë me dije se qëndrimi i Kosovës në dialog ka qenë për zgjidhje në favor të qytetarëve, por pasi që Serbia ka insistuar për tarifa të larta, edhe Kosova është kundërpërgjigjur me reciprocitet… »

SHPËRNDAJE