Affichage de 18739907_1863600617225177_7416301627709949506_n.jpg en cours...Preshevë, 27 maj  -Me shënimin e tre vjetori të hapjes së Universitietit Internacional të Novi Pazarit-dega në Preshevë hidhet edhe gurthemeli i ndërtesës universitare në Preshevë, njfofton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Në Amfiteatrin e Universitetit Internacional të Novi Pazarit –dega në Preshevë, u organizua përvjetori i tretë i themelimit të degës së këtij Universiteti në Preshevë.
Për ta përshëndetur këtë ditë me rëndësi për arsimin e lartë, fjalën mori prof. Rexhep Abazi nga Medvegja, i cili i përshëndeti të pranishmit në emrin e tij personal dhe të Shoqatës së Shlrimtarëve “Feniks” për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në cilësinë e zv. kryetarit, duke e çmuar punën dhe rolin e shkollimit të brezave të rinj në këtë vatër akademike, e cila në të ardhmen do të prodhojë intelektualë të mirëfilltë, të shumë drejtimeve të cilat i ka ky Universitet.


Nuk munguan as recitimet e poezive të
autorëve të dëshmuar: Azem Shkrelit, Qerim Arifit, Mexhid Mehmetit e të Bilall Maliqit, të cilat poezi me një ndjeshmëri shpirtërore i recituan studentet e departamentit të psikologjisë së këtij Univeristeti.

Më pas sekretari në zyrën e këtij fakulteti z. Ylber Sadriu me anë të projektorit, dhe të skemave përkatëse prezantoi projektin e bërë për godinën e re të Universitetin Internacional të Novi Pazarit –dega në Preshevë, e cila tanimë ka filluar së ndërtuari.
Kujtim Sadriu, kordinator i degës në Preshevë me fjalimin e tij mjaft domethënës e të thukët bëri që të gjithë të pranishit të emocionohen, siç u emocionua edhe ai, sepse me të vërtetë Presheva dhe Lugina e Preshevës në përgjithësi tani e kanë Universitetin në gjuhën shqipe, i cili i ka munguar Preshevës, ku studentët tanë kanë studiuar nëpër qendra të tjera shqiptare, me vështirësi të shumta dhe evidente për opinionin tonë të këtij nënqielli.

 

Më tej Sadriu potencoi se në të ardhmen numri i studentëve do të rritet dhe do të ketë studentë edhe nga shtetet tjera, të cilët do të pajisen me diploma valide.
Pa harruar për të përmendur për ti çuar gjërat aq largë shtyllë kryesore ishte bashkë atdhetari jonë i cili punon dhe vepron në Zvicërr Vullnet Rrustemi i cili nuk kurseu asgjë për tu realizuar ky projetk madhështor.

Salla e Amfiteatrit ishte e mbushur plot me studentë, staf akademik, figura politike e kryetarë të shoqatave joqeveritare, të cilët me pjesmarrjen e tyre e madhëruan këtë evenimentë me rëndësi për arsimin e lartë shqip në komunën e Preshevës dhe në Luginë në përgjithësi.
Në fund Kujtim Sadriu, kordinator i degës së Universitetit Internacional të Novi Pazarit, siguroi studentët dhe të gjithë arsimdashësit se nga muaji tetor i këtij viti, viti akademik do të fillojë në ndërtesën e re të Universitetit në Preshevë.Affichage de 18622589_1863599773891928_30034084529469901_n.jpg en cours...

SHPËRNDAJE