Preshevë, 4 shkurt -“Departamenti Amerikan i Financave, zyra për kontrollin e aseteve të jashtëm, e ka azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota…” kane shkruar mediat serbe vitin e kaluar, kurse sivjet ato në Kosovë.

 

Presheva Jonë: “Lista e zeze” e SHBA-ve eshte e vitit  27 qershorit 2001 ku figurojne emrat e 13.219 personave.  Nga ballkani atzy jane 193 me 24 shqiptar nga Kosova, Shqiperia dhe Presheva

Por gazetari investigastiv i agjencise  se lajmeve “Presheva jonë” dyshon se lista është e re, sepse aty ka njerez edhe te vdekur, madje edhe te atille qe jane në kete liste dhe nuk ndalen duke shetitur veednet e BE-së, madje edhe Amerikën.  Por disa portale kane rënë ne kurthe te nje date (February 3, 2017 ) e cila datë ne web faqen e  OFFICE OF FOREIGN ASSETS CONTROL  ndryshohet automatikisht ne nje raport para 16 vitesh. (USA/ Specially Designated Nationals and Blocked Persons List/ www.treasury.gov: Executive Order 13219 issued effective 12:01a.m. eastern daylight time on June 27, 2001:“)

Keto portale kanë botuar vetëm kokën e raportit ne fjalë me daten e djeshme, por ne brendin e këtij raporti, fuguron nje liste e vjetër me 13.219  emra, prej te cileve 193 jane nga vendet e ballkanit, përfshire ketu edhe 17 shqiptare nga Kosova e Presheva.

Se eshte kjo liste e vjeter qe daton nga (June 27, 2001) mbarimi i luftes ne Kosove dhe Luginen e Preshevës dëshmon fakti se aty figurojne emra te njerezve dhe dikatoreve  te vdekur ne burgje si Miloshevic apo njerezve tjere të kërkuar nga Haga te cilet po ashtu kane vdekur ne burgjet e Scheveningenit.

 

Siq raportojne disa portale, në këtë listë qenkan përfshirë njerez me ndikim nga Ballkan duke perfshirë ketu me se shumti shqiptarë. Edhe disa zyrtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Në mesin e 15 kosovarëve aty janë edhe dy shqiptare nga Lugina e Preshevës Jonuz dhe Shefket Musliu (“Beograd, Jonuz Musliju, predsednik Nacionalnog saveta Albanaca i SO Bujanovac, jedini je aktuelni srpski političar koji se ove godine našao na crnoj listi Stejt departmenta”)

 

Fundja nëse vertete ne këte liste qenkan “njerëz te rrezikshem” padyshim se ata do të arrestoheshin ndoshta jo ne Kosovë, meqe aty ende nuk funksion shteti juridik, ku Thaci me sukses po i mban ne duar MPB dhe prokurorët. Por shqiptarët në Serbi që nuk i kane në duar SUP-in apo gjykatat serbe dhe ata te “bezbednostit” sot me desht e  arrestojne Jonuz Musliun, per te cilin flasin disa portaler se qenka ne “listën e zeze” të SHBA-ve, cka  tybe Beogradi nuk e len për sy te zi?!, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Lidhur me këte liste e cila nga mediat ne ballkan botohet sigurisht me porosi, sa here që kane nevoje, sidomos ne prag të zgjedhje apo per iks arsyera (kutro pas speciales..)  mund te themi se eshte  e vjetër dhe daton nga viti 2001, sepse SHBA-të per cdo vjet nuk nxjerrin lista, aq me teper kur lufta ka mbaruar nga ballkani dhe ky rajon nuk konsiderohet  si zone e kuqe për komunitetin nderkombëtar.

Deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në listën e zezë janë edhe Daut Haradinaj e Rexhep Selimi. Aty është edhe Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa-Remi nga PDK-së. . Në këtë listë është përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, një luftëtar në radhët e Shetit Islamik (ISIS) në Siri dhe Irak. Në listën e zezë të Amerikës qenka edhe kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Naser Kelmendi bashkë me djemtë e tij është po ashtu në listë. Ai po gjykohet për krim të organizuar në Bosnjë dhe Kosovë.

Media ne ballkan edhe vitin e kaluar kishin shkruar per kete “liste te Zeze” me titujt si: Publikohet “lista e zezë” e SHBA-ve, 24 emra nga Shqipëria dhe Kosova (Dokument)

 

Ja “lista e zezë” e  Amerikës sipas prtlav e te Prishtinës: Ramiz Lladrovci, Naser Kelmendi, Lavdrim Muhaxheri, Haradin Bala, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Sami lushtaku, Isak Musliu, Jonuz Musliu, Shefqet Musliu, Rrustem Mustafa, Rexhep Selimi, Azem Syla, Emrush Xhemajli, Sami Ukshini ” nëse ja lëshojme nje sy ketyre emrav te “listen e zezë” te SHBA-ve siq shkruajne disa portale, shifet se keta jane “peshqi shume te” vegjël” qe krahasim me ate qe notojne ne “oqenain” bosta e krimit te organizuar ne Kosovës te cilet sot veprojne e brenda institucione “peshqi te medhenj” , qe nga raporte nderkombëtar (dokumente konifidenciale te NATO-s) dhe shtypi amerik jane thënë me emër e mbiemër, të njohur si bosa te mafias në ballkan.

Rreth listes ne fjalë nje diplomat amerikan ne Gjenevë ka pohuar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” se lista ne fjalë eshte e vjetër…”  Se vertetë keshtu eshte deshmon edhe fakti se aty gjendet edhe emri i diktatorit serb Sllobodan Milloshevicit edhe pse ka vite që ka vdekur në burgun e Hagës (2006)

“Nuk e besoj se kjo eshte liste të aktuale, sepse Amerika si nje superfuqi me nje zhvillim te hovshëm teknik dhe të informatikes nuk bie poshte aq lehtë të veje ne kët “liste të zeze” njerëz të vdekur e nepër burgje…” ka thëne ne fund  diplomati per “Presheva jonë”

SHPËRNDAJE