Sot rreth orës 09:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se një autobus është duke u djegur, në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia njofton se njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me zjarrfikësit.

“Zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, autobusi është djegur tërësisht”, thotë Policia për Express.

Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

SHPËRNDAJE