E shtuna është nata e spektakleve dhe emisioneve më të ndjekur në të gjitha kanalet televizive shqiptare. Dyshja më e fortë duket se është Arbana Osmani me “Big Brother” dhe Ermal Mamaqi me “Xing”.

 

Javën e shkuar Arbana rrëmbeu audiencën më të madhe, por si ishte mbrëmja e djeshme?! Kush kishte shikueshmëri më të lartë?!

 

Lori Hoxha ka publikuar një foto ku ka treguar grafikën e audiencës dhe renditjen e kanaleve. Me një diferencë të dukshme, Arbana sërish ka qenë në krye duke marrë kështu audiencën më të madhe, me mbi 600 000 shqiptarë.

 

Tampral.com tregon se “Big Brother” lë shumë pas  ‘Xing me Ermalin’ apo ‘Al Pazar’ që transmetohen në të njëjtën fashë orari.

SHPËRNDAJE