Atletiko e Madridit bëri të qartë nëpërmjet një komunikate se ishte vetë futbollisti që i kërkoi klubit që të transferohej.
Tashmë është zyrtare. “ Chelsea Football Club konfirmon arritjen e akordit me Atletiko madrid për transferimin e Diego Costas përmes pagimit të klauzolës së zgjidhjes së kontratës”. Me këtë komunikatë të shkurtër klubi anglez lajmëroi blerjen e bommberit Brazilian të natyralizuar në spanjoll, për të cilin do të paguhen 38 milionë euro”.
Në këtë mënyrë Diego Costa që në botëror ishte një hije e shëmtuar e atij që kemi parë me Atletikon do të vazhdojë karrierën në Stamford Bridge nën urdhërat e Jose Mourinhos. Sulmuesi që ishte goleadori kryesor i Atletikos gjatë sezonit të kaluar me 36 gola në të gjitha kompeticionet, 27 prej tyre në La Liga që ishin një kontribut i jashtëzakonshëm për titullin historik të Atletikos në kampionat, i jep fund kështu aventurës madrilène pavarësisht se kishte një kontratë deri në vitin 2018 me bardhekuqtë.
Atletiko e Madridit bëri të qartë nëpërmjet një komunikate se ishte vetë futbollisti që i kërkoi klubit që të transferohej. “Diego Costa komunikoi në fund të sezonit të kaluar vullnetin e tij për tu transferuar te Chelsea dhe sot të dy klubet arritën një akord sipas të cilit klubi londinez dertyrohet të paguajë shuimën e tërë që figuron si klauzole e zgjidhjes së kontratëxs me futbollistit dhe klubit”.