Bernë, 8 nentor -Organizuar nga Shoqata e gazetareve ne Zvicer APES (L’Association de la presse etrangère en Suisse Asociacioni i Gazetarëve te Huaj ne Zvicër) presidenti i Konfederatës Zvicerane z.Alain Berset ka zhvilluar nje drekë te përbashket me gazetaret boterore në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë, ku ne mesin e ambasadoreve boteror dhe zyrtareve te larte te konfederates helvetike ishte ftuar edhe senatori zviceran Dick Marty,  agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër

Vëzhguesi zviceran, Dicka Marty në këtë bisedë i gëzohet progresit të proceseve zhvillimore ne Kosovë. Madje sipas tij “Serbia, duket se është dorëzuar përballe realitetit në Kosovë dhe nëse sot jo, ajo sigurisht nesër do ta njohë pavarësinë e saj”.

I pyetur rreth punes se Gjykates speciale ne Hage per krimet gjate dhe pas luftes ne Kosovë, Dick Mraty per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” eshte pergjigjur  shkurt se  “Une skam cfare te them më. Me Kosoven e kam kryer. Me te po merret tjeter kush tani. Natyrisht i besoj gjykates speciale në Hage.”

“Jam optimist se së shpejti ky tribunal do të do te deshmoje punën, me arrestimet e para, te personave tashme njohur ne Kosove dhe komunitetin nderkombetar si “peshqi te medhenj”, kishte thene me heret Marty duke shprehur shqetesimin e tij se deshmitaret duhet te mbrohen nga policia e Kosovës dhe EULEX.

 

Dick Marty: As une e as Tribunali nuk eshte kunder UCK-së, por kunder te dyshuarve te cilet ne emër te saj bene krime

Zvicerani Dick Marty, kohe me pare per kete agjenci lajmesh ishte shprehur se “Kosova nuk mund të ketë perspektivë politike dhe ekonomike, nëse ky vend drejtohet nga njerëz të dyshuar, të korruptuar dhe në lidhje me krimin e mafien”.

Ai, me heret ka përmendur Hashim Thacin, Xhavit Halitin, Kadri Veselin etj…të cilët i quan “peshq të mëdhenj”.

Pervec zviceranit Dick Marty edhe shtypi boteror Thacin e ka konsideruar si nje persona pas te cilit fshihen gjitha krimet ne Kosovë. Keshtu sipas gazetes prestigjioze britanike “The Guardian” Hashim Thaçi, duke ju referuar nje dokumenti te siguruar nga NATO, ai konsideorhet “peshku me i madh” të krimit të organizuar në Kosovë.

Do përkuijtuar se Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian në Strasbourg në sesionin special më 23 janar të vitit 2014 ka debatuar për raportin e Dik Marty, i cili pretendon që “disa pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë abuzuar me luftën, duke u marrë me trafikim të armëve dhe të organeve njerëzore”.

“Kur u publikua ky raport, e kam nënvizuar se duhet të lexohet me kujdes dhe fjalët duhen kuptuar ashtu siç janë shkruar dhe pa nënkuptime të tjera…”, ka thënë senatori zviceran Dick Marty për “Presheva Jonë”.

“As unë e as raporti im nuk jemi kundër UCK-së as kundër pavarësisë, thjesht kundër abuzuesve te luftës, çka dosjet janë shume të rënda”.

Senatori zviceran ka përshëndetur deputetët e Kosovës që i kanë thënë “PO” themelimit te Gjykatës speciale për krime në Kosovë që tashmë i dihet edhe selia e saj, Haga. Sipas z.Marty “me themelimin e Tribunalit për krime në Kosovë, padyshim Kosovës do t’i hapë perspektiva të reja të integrimeve.”

“Kjo gjykatë e cila është në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj, nuk mendoj se do të jetë kundër Kosovës apo UCK-së, por abuzuesve të saj gjatë dhe pas luftës në rajon. Besoj se këtë e dinë mirëfilli edhe një pjese e politikajve kosovar, sidomos ata me duart e papastra.” ka pohuar ne vazhdim z.Marty, duke pyetur se “pse Hashim Thaci nuk po më padit në gjyq për “shpifje”?!

 

 

 

SHPËRNDAJE