hashh“E them me plot vetëdije  dhe siguri, se shumica e krimeve  gjatë luftës dhe pas luftës që i atribuohen njerëzve të luftës dhe UÇK –së,  janë vepra të urdhëruara nga presidenti i tashëm Hashim Thaçi, i cili kur nuk ka pasur mundësi vetë i ka urdhëruar “dostat”e tij, të kryejnë vepra kriminale dhe asgjë nuk është bërë pa dijen dhe urdhrin e presidentit të sotëm Hashim Thaçi.  Kjo kërkesë e presidentit është të shes pluhur dhe mjegull para qytetarëve të trullosur nga gjendja e vështirë ekonomike dhe politike,  sot ku Kosova është dele e zezë e Evropës, pikërisht nga joseriozitetit i qeverive të njëpasnjëshme pas luftës. Qendra e krimit të organizuar ku përfshihen edhe vrasjet politike e themelin e kanë në QPK- Qeverinë e përkohshme të Hashim Thaçit”, ka thënë Miftari.

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka mbajtur të hënën një konferencë të jashtëzakonshme në të cilën, ka njoftuar se i ka dërguar katër letra në adresë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Këto letra kanë të bëjnë me zbardhjen e disa rasteve të krimeve të cilat kanë ndodhur në Kosovë gjatë e pas luftës, ndër të tjera edhe zbulimin e atentatit kundër ish Presidentit të Kosovës të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova i ndodhur në vitin 2005.  Thaçi, kërkesat thotë, se i ka bërë pas dorëzimit nga bashkësia ndërkombëtare tek institucionet vendore të gati të tërë kompetencave që kanë mbajtur në fushën e drejtësisë.  Ndërsa, zbardhja e atentatit ndaj ish Presidentit Rugova, por edhe zbulimi i vrasjeve politike, para gjatë dhe pasluftës, është kërkuar vazhdimisht nga opinioni por edhe nga familjarët, por organet e drejtësisë thuajse nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

Fetah Rudi, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e konsideron nismë të mirë, hapin e Presidentit Thaçi, i cili, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë në vend, zbulimin e disa rasteve të krimeve, ndër të cilat edhe atentatin kundër ish-presidentit Ibrahim Rugova në mars 2005, si dhe vrasjen e disa personaliteteve publike. Rudi i ka thënë gazetës “Bota sot”, se do të ishte mirë që Presidenti z. Thaçi të kërkoj zbardhjen e të gjitha vrasjeve duke filluar nga ato që janë vrarë në Tiranë dhe ato në Kosovë gjatë luftës edhe ato të pas luftës./NGA MIMOZË LAKNA

SHPËRNDAJE