tahhhhStatusi i Asociacionit /Bashkësive të komunave me shumicë serbe në Kosovë, çështja e kufijve me komunat serbe në Mitrovicë, ajo e të pagjeturve, kodi telefonik ,dhe në përgjithësi për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, ishin temat për të cilët sot para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, raportoi ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Ajo tha se marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e vendit. Ndërsa tha se çështja e vijës kufitare në veri të Mitrovicës do të jetë mbi lumin Ibër.

Tahiri: Statuti i marrëveshjes për asociacionit do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

“Zbatimi i kësaj marrëveshje përkatësisht statusi i asociacionit do të respektoj plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 dhjetor 2015. Sipas marrëveshjes së Brukselit, asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes në Republikën e  Kosovës. Asociacioni do të jetë një strukturë e përberë nga komunat me shumicë serbe, që vepron në pajtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe e cila  do të ndihmoj komunat në realizimin e çështjeve lokale. Asociacioni nuk mund të marrë vendime për komunat dhe as në emër të komunave si anëtarë të saj… Roli i tij do të jetë vetëm në përfaqësim dhe lehtësimin normal të komunave me shumicë serbe. Në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet pronare e pasurisë publike të Kosovës, qoftë të pronësisë së nivelit qendror apo lokal. Asociacioni nuk do të ketë rol në menaxhimin e pasurisë të resurseve natyrore të Kosovës”, tha Edita Tahiri.

Lahi Brahimaj , anëtar i komisionit, i ka tërhequr vërejtjen ministres Tahiri për mburrje dhe fjalë të shumta për të arriturat e dikasterit të saj, përderisa realiteti është ndryshe. Brahimaj tha se rasti i arrestimit të pjesëtarit të policisë tregon më së miri ndikimin e Serbisë në vendin tonë.

Brahimaj:  Si s’ju vije turp që nuk keni lista të të zhdukurve

“Po na flisni me plotë gojën se e keni integruar atë zonë në veri. Po të lus, kur po na merr kështu  të gjithëve të shkojmë të vizitojmë kufirin?! E dyta, e përmende për të zhdukurit. Thatë që nuk keni ende lista të kompletuara. A është turp 17 vjet pas luftës Qeveria e Kosovës me gjithë këtë kabinet që ka që është megaloman, nuk e keni ende numrin e saktë të të zhdukurve. Do të më vinte turp me qenë pjesë e këtij kabineti. E përmendet reciprocitetin për policin e arrestuar Nehat Thaçi. Kur Gjikiqa Stojanoviqi , vjen në Gjakovë një kryekriminel dhe nënat gjakovare dalin me protestua për të. Policia e shteti me urdhër të ministrave del e i rrah nënat gjakovare me gazë lotsjellës…dhe Gjokica Stojanoviq, endet lirshëm. Me thua që i keni integruar serbët e veriut. E dinë shumë mirë kur është nisur ministri Avdullah Hoti, si është kthyer”, tha Brahimi.

Tahiri ndërkohë menjëherë iu përgjigj pyetjeve të deputetit nga radhët e AAK-së.

SHPËRNDAJE