vetvendddSot deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! vendosën tabelën e shtetit të Kosovës në pikën ku duhet të jetë kufiri me Malin e Zi. Kreu i deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dokumentuar, sipas saj se cili është kufiri i vërtetë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi te ciler edhe e kane vene flamurin kombëarm aty ne “megjë”, njfton agjencia  elajemeev “Persheva jonë”

Vetëvendosje: Nuk do të pranojmë asnjë kufi që i merr territor Kosovës

“Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht…” ka shkruar nder tjera ne fb Donika Kadaj-Bujupi

Fisnik Ismaili ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet bashkë me Albin Kurtin, Donika Kadaj Bujupi, Glauk Konjufca dhe Ismajl Kurteshi, tranmseton agjencia  elajemeev “Presheva jonë”

Historia jonë kombëtare njeh disa raste kur politikanë të caktuar, për interesa personale, u kanë shitur shteteve fqinje pjesë të territorit tonë. Përkundër përpjekjes së Hashim Thaçit dhe qeverisë së Isa Mustafës për t’ia shitur Malit të Zi edhe mbi 8000 hektarë të Kosovës, ne nuk do të lejojmë që kjo histori të na përsëritet.

Pika kufitare me Malin e Zi, për qytetarët e Republikës së Kosovës, është në Kullën e Zhlepit dhe tek Maja e Çakorrit. Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë që për interesa personale të një grupi kriminal në pushtet, të zvogëlohet territori i Kosovës.

I bëjmë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës që të mos e provokojë situatën më tutje duke e sjellë në Kuvend atë marrëveshje tradhtie.vett

SHPËRNDAJE