polciccPolicia e Serbisë tha se ka kapur 29 migrantë pa dokumente dhe se ka arrestuar një trafikues të dyshuar me njerëz. (29 migrants intercepted as police arrest suspected smuggler in Presevo)

Policia tha se i ka gjetur migrantët pranë Preshevës dhe se ata ndodheshin në dy makina me targa të rreme.

Kontrabanduesi i dyshuar përballet me akuzat për kalim të paligjshëm të kufirit dhe trafikim me njerëz.

Trafikimi i migrantëve përmes rajonit të Ballkanit ka qenë në rritje prejse vendet e rajonit kanë mbyllur kufijtë e tyre në muajin mars.

Mbi një milion njerëz, kryesisht të ikur nga Siria, Afganistani dhe Iraku, kanë hyrë në Evropë vitin e kaluar.

SHPËRNDAJE