Deputeti Halimi në takimin e lartëpërmendur ka paraqitur me theks të veçant karakteristikat më themelore për gjendjen e jashtëzakonshme të vështirë ekonomike si dhe gjitha problemet relevante rreth papunësisë dhe të ardhurave mjaft të ulëta për kokë banori që janë në nivel shteti.

Ardita BEHLULI

Preshevë, 12 dhjetor (AIK Presheva jone)

Deputeti i vetme shqiptar ne paralementin e Serbisë z.  Riza Halimi, këtyre ditëve ka realizuar një takim mjaft të rënëdishëm me përfaqësues të lartë të USAID-it në Ambasadën Amerikane në Beograd. USAID-i amerikan është një partnerë shumë serioz dhe substancial i Luginës së Preshevës por edhe i rajoneve të tjera në Serbi. Përfaqësuesit e lartë të kësaj organizate qeveritare amerikane në Beograd kanë qenë të intersuar të njoftohen për zhvillimet e fundit aktuale politike, ekonomike në Luginë të Preshevës. Deputeti Halimi në takimin e lartëpërmendur ka paraqitur me theks të veçant karakteristikat më themelore për gjendjen e jashtëzakonshme të vështirë ekonomike si dhe gjitha problemet relevante rreth papunësisë dhe të ardhurave mjaft të ulëta për kokë banori që janë në nivel shteti.

Duke patur parasysh gjitha projektet që i ka zhvilluar USAID amerikan me anë të CHF por edhe me anë të projekteve tjera të rënëdishme tregon qartë se ishte një bindje e përbashkët dhe e domodsoshme që këto aktivitete të qeverisë amerikane me anë të agjensionit të saj për zhvillim të vazhdojnë me ndihmë ekonomike natyrisht me një parakusht që është dashur të jetë së bashku i koordinuar ky aktivitet edhe me qeverinë repubublikane me ç’rast efekti të jetë i plotë në të gjitha zhvillimet e ardhshme e më konkretisht në hapjen e kapaciteteve të reja ekonomike në ndihmën që është dhënë deri tash, por që duhet të intensifikohet që e gjithë kjo situatë e rëndë dramatike, ekonomike të ketë perpsektivë për një normalizim, thekson zoti Halimi.

Deputeti Popullor Riza Halimi, shpreson se kjo bisedë do të kontribuon në drejtim që të kuptohet në tërësi problematika e rëndë aktuale në Luginë të Preshevës dhe me këtë aspekt të mendohet në nivelet më të larta te agjensionet amerikane për ndihmë ndërkombëtare,strukturore të qeverisë amerikane për të vazhduar ndihmën në Luginë të Preshevës e cila është e domosdoshme që të kemi zhvillime në drejtim të hapjes së perspektivës për gjeneratat e reja për një jetë normale.

SHPËRNDAJE