Veprimtari i shquar Adem Demaçi në intervistën eksluzive për RTP ka qenë kategorik se Kosova nuk duhet ti nënshtrohet bisedimeve me Serbi në asnjë mënyrë për derisa ajo nuk e njeh si shtet të pavarur e Sovran.

Sipas veprimtarit Demaçi as Lugina e Preshevës nuk duhet të jetë pjesë e këtyre bisedimeve, pasi ky teritor sipas Demaçit iu shkëput Kosovës pas 1945. Ai ka thënë se në këto bisedime Serbia nuk është e interesuar për shkëmbim teritoresh, por për të coptuar Kosovën. Zoti Demaçi po ashtu ka potencuar se kur është fjala tek bashkimi, ky akt do të bëhet në rrugën që po shkon Evropa, Bashkim në familjen Evropiane, kur nuk do të ketë kufij dhe kur bashkimi do të jetë i pa mohueshëm. Ndërkaq kur është fjala tek Kosova dhe Shqipëria kundrejt ndihmës për Luginën e Preshevës, ai ka thënë se që të dyja duhet të kujdesen për Luginën, por realiteti është tjetër pasi ato nuk po arrijnë që të zgjidhin problemet e tyre, sidomos kur është fjala për pushtet, e që harrojnë edhe interesat kombëtare. Veprimtari Adem Demaçi po ashtu ka konsideruar se Trendi i Evropës po shkon në favor të popujve të ndarë e të shtypur dhe me këtë rast ai ka apelura spektrin politik shqiptarë që të jenë unik në ide dhe rrugë, për të shfrytëzuar këtë trend evropian. Ndërkaq, në pyetjen tonë se si e vlerëson Listën për Shqipërin Natyrale të autorit Koço Danaj, veprimtari Adem Demaçi nuk e ka përkrahë këtë formë, pasi sipas tij ne do të bashkohemi në frymën Evropiane, si në aspektin ekonomik, kulturorë më një fjalë bashkim ky që nuk do të njeh kufi në asnjë aspekt.

SHPËRNDAJE