Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se nuk e ka prioritet krijimin dhe menaxhimin e një task force për mbrojtjen dhe mbështetjen e grave, sidomos pas dy rasteve të fundit të vrasjeve.

Deliu – Kodra ka thënë se ministrja Haxhiu ka harruar detyrën e saj parësore dhe ka shkuar në Maqedoni të Veriut.

Vizita në Maqedoninë e Veriut për një konferencë sipas deputetes së PDK-së duket më shumë si një tubim elektoral.

“24 orë pas vrasjes në Gjyljetës, katër ditë pas vrasjes së Eronës, sot kur në Kosovë është Ditë Zie, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paska harruar detyrën e saj parësore për t’u marrë me krijimin dhe menaxhimin e task-forcës në mbrojtje dhe mbështetje të grave – e paska shku në Maqedoni të Veriut në një konferencë, e cila më shumë duket si tubim elektoral”, ka shkruar ajo në Facebook.

SHPËRNDAJE