Në Kubë jeton një delfin që shumë mirë mund të ishte pjesëmarrës në Olipiadën e Londrës në një nga ekipet e basketbollit. Një fotograf amator nga Sllovenia i ka bërë disa foto të gjitarit duke bërë kosha të njëpasnjëshëm në pishinën e tij.“Unë i pëlqej shumë delfinët dhe erdha në Kubë për të parë disa në akuadrom. E dija që ishin kafshë shumë të zgjuara, por u habita jashtë mase kur pashë këtë delfin duke luajtur basketboll”, shprehet Sergio.“U mundova të bëja foto sa më të bukura, por spektakli ishte aq i mahnitshëm se më iku përqendrimi nga aparati fotografik”, shtoi slloveni.


SHPËRNDAJE