“Autori i Deklaratës, i miratuar dje nga shqiptarët nga jugu i Serbisë, nuk është as nga Presheva, as nga Bujanoci, as nga Medvegja, as nga Prishtina..”  (“Autor Deklaracije koju su juče usvojili Albanci sa juga Srbije nije ni iz Preševa, ni Bujanovca, ni Medveđe, a ni iz Prištine..“) paska thenë presidenti i Serbisë Unike Dragan Markoviq Palma, e cila deklaratë apo refren “Déjà vu” nga autoritetet serbe te dhëna ne stilin e diktatorëve. Kete e deshmojne edhe lideret e Presheves sipas te cileve Beogradi nuk mund t’i zgjidh problemet duke “shkelur me çizme” (“Beograda ne rešavaju probleme i da ih “gaze čizmom”) ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Presheva e ka fjalen: Nëse jo reciprocitet, ribashkim me Kosoven!

Résultat de recherche d'images pour "presheva eshte kosovë"Ne fudn  t ejevesdh qe shkoi, ne Komunen e Bujanocit eshte mbajtur Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Krahines së Preshevës, pas diskutimeve mes kuvendareve shqiptare te tri komunave aty eshte miratuar nje deklaratë e përbashkët, me të cilën kërkohet përfaqësimi i shqiptarëve të Luginës në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Perfaqesuesit serbe e thone se “problemi i shqiptareve ne Serbine Jugore nuk eshte i ngjajshem me ate te serbeve ne Veriun e Kosovës”. Po, serbet kane te plotesisht te drejte me kete krahasim, sepse shqiptaret ne Serbi jo vetem se jane dyfishe me shume se serbet ne Kosovë, por edhe nga nje fakt se shqiptaret ne Luginen e Presheve jane te diskriminuar, kurse serbet ne Kosovë jane te avancuar me te drejtat e tyre, madje edhe te priveligjuar. Vec kesaj serbet e Kosoves nuk kane Referendum, kurse shqiptaret e Lugines se Presheves kane Referednumin 1-2 mars 1992 per autonomi apo ribashkim me Kosovën.

Ne deklaraten e cila u miratua nga keshilltaret shqiptare te Presheves, Medvegjes e Bujanocit vendin kryesore theks te veqante i eshte dhene diskriminimit te Qeverise se Serbise ndaj shqiptareve cka kete tri komuna i shenderron ne me te pa zhvilluarat ne rajon, transmeton Agjencia e Lajmeve “Presheva Jone”.

Ne vazhdim te kesaj deklarate nga te pranishmit ndere te cilet ishin lideret politike te kesaj ane si u tha se pa definimin dhe zgjidhjen e qeshtjes se Lugines se Presheves nga Serbia e Kosova gjate bisedimeve ne Bruksel, nuk do te kete normalizim te mirefillt te marëdhenjeve. Nga 68 këshilltarë shqiptarë sa kanë gjithsej Kuvendet Komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Kuvendin e  Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës morën pjesë 50 këshilltarë.

Në këtë deklaratë politike kërkohet realizimi i plotë i të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe ngritja substanciale e monitorimit të vazhdueshëm të Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimit të parimit të reciprocitetit, me të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratë, citon agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Injorimi i Preshevës nga Beogradi e Prishtina në procesin e dialogut ne Bruksel, bashkon shqiptaret e Luginës. Lideret mobilizohen, kerkojne reciprocitet ose ribashkim me Kosovën, siq u tha ne Kuvendine fundit te kehslltarev te tri komanave ne Luginen e Preshevës. Ky qendrim ju tha para nje jave ne Prishtine nga nje takim sekret te presidentit kosovar Hashim Thacit me perfaqesues nga Presheva.

Pas miratimit te kesaj deklarate per te ardhmen e Lugines se Presheves derguar edhe ambasadave te huaja ne Beograd si dhe organizatave nderkombetare si OKB, BE, OSBE dhe NATO-s.. lideret nga Lugina e Presheves per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” kane deklaruar se “Beogradi nuk ka te drejte te kerkoj serbeve ne Kosove, at qe nuk ju jep shqiptareve ne Serbi”

Sipas liderëve dhe analisteve nga Presheva “Serbi nese pretendon te jete nje dite anetare e BE-së duhet te heq nga politika diskiminuese, sepse Beogradi nuk ka te drejte te mbaje shqiptaret e Lugine ne nej situate te brishte, as ne lufte e as ne paqe, te cilen politike e kishte zbatuare edhe ne Kosove para vititi 1999.”

“Referendumi eshte shprehje e vullnetit dhe nje e drejte legale e poujve autokton, te garantuar nderkombëtarisht. Edhe Referendumi i shqiptareve etnik ne Luginen e Preshevës i mbajtur me  1-2 mars 1992 eshte legjitim dhe garanton paqe dhe stabilitet mes Lugines se Preshevës dhe Serbisë dhe mbare rajonit…” ka deklaruar  prof. Ibrahim Kadriu, kryetar i Kuvendit të Referendumit 1992 duke shtuar se Referendumi gjithpopullor 1992 si villnet i popullates e garanton edhe Karta e OKB-së dhe ajo e Helcinkit te drejten legjitime per vetendsoje, popujt autokton, sikur qe jane shqiptaret e Lugines ne kete pjese të Evropës.Résultat de recherche d'images pour "protesta preshevë presheva jone"

SHPËRNDAJE