Prishtinë, 22 mars -Kryeliberali Dedaj nominohet per Cmimin e Liderit Lokal dhe Rajonal nga Komiteti i Rajoneve i Aleances se Liberal Demokratve te Bashkimit Europian, njfotn agjencia e lajemeve “Presheva jonë”
Kryetari i Partise Liberale te Kosoves dhe njeheresh zevendes ministri i Administrimit te Pushtet Lokal, ne Qeverine e Republikes se Kosoves, Gjergj Dedaj eshte ftuar me 25 prill te ketij viti ne Bruksel, ne ceremonine e ndarjes se Cmimit te Liderit Lokal dhe Rajonal te Komitetit te Rajoneve te Aleances se Liberal Demokratve te Bashkimit Evropian,si njeri nder kandidatet ne listen e ngushte, te perpiluar nga juria e ketij institucioni te BE,per kontributin e dhene ne lidershipin lokal dhe rajonal dhe inkurajimin e komuniteteve per pjesemarrjen ne jeten publike dhe institucionet e Kosoves.
Pas nje diskutimi te cilin e kishte bere juria gjate kesaj jave ne Bruksel dhe duke marrur parasysh kontributin 25 vjeqar te z.Dedaj ne jeten politike te Kosoves,ne afirmimin e vlerave te liberal demokracise dhe te barazise, per te gjithe qytetaret e Kosoves,te pushtetit lokal dhe rajonal si dhe te afirmimit te te drejtave te komuniteteve te ndryshme,ka vendosur qe Dedaj te ftohet ne Bruksel me 25 prill,ne ceremonine zyrtare te ndarjes se ketij cmimi,ku do te marrin pjese autoritete te larta te Euroliberalve,te Parlamentit Europian dhe te BE.
Ai poashtu eshte ftuar te marre pjese ne mbledhjen e Grupit Parlamentare te Aleances se Liberal Demokratve te Europes ku do te debatohet ceshtja e referendumit te Britanise se Madhe per mbetjen e saj ne Bashkimin Europian.
Nominimi i kryetarit te PLK-se per kete Cmim prestigjioz te Euroliberalve eshte nje mirenjohje per angazhimin dhe bashkepunimin e tij dhe te PLK per afer 25 vite me Euroliberalet dhe institucionet e Bashkimit Europian per ceshtjen e Kosoves.