Mesfushori i Romës, Daniele De Rosi, i cili në ndeshjen kundër Irlandës u rikthye në qendër të mesfushës, aty luan zakonisht, pasi në dy ndeshjet e para në Evropian u aktivizua si qendërmbrojtës, është shprehur i lumtur për kalimin e Italisë në çerekfinale.
Mirëpo, ai nuk e ka fshehur faktin që skuadra e tij dhe ai personalisht vuajti shumë duke e pritur rezultatin e ndeshjes Spanjë-Kroaci. “E interpretuam mirë ndeshjen kundër Irlandës, por do të kisha dëshirë të shënonim edhe golin e tretë që të siguronim kualifikimin sepse duhet ta pranoj që vuajta shumë duke pritur se si do të përfundonte ndeshja ndërmjet Spanjës e Kroacisë. Në minutat e fundit vuajtja ishte më e madhe, nuk i kuptoja nga fusha gjestet që vinin nga bankina, por vetëm kuptova se duhej të sulmonim për të shënuar për herë të tretë por në fund të gjithë u qetësuam kur kuptuam se Spanja shënoi gol”, ka theksuar De Rosi.

SHPËRNDAJE