(AIK-Presheva Jone)

 

Princi William dhe Kate Middleton do të injorojnë personazhet e famshëm që shpresojnë të marrin një ftesë për në dasmën e tyre.

Siç raportoi gjatë mbrëmjes “The Sun”, burime të brendshme të oborrit mbretëror lajmërojnë se midis 5 mijë të ftuarve nuk do të përfshihet Sër Paul McCartney apo Helen Mirren.

Në martesën e Mbretit të ardhshëm të Britanisë, William dhe Kate kërkojnë që të kufizohen vetëm me familjarë, miq dhe njerëz që luajnë një rol të drejtëpërdrejtë në jetën e tyre publike dhe private.

Midis pak fytyrave të famshme në Katedralen e Westminsterit, në ceremoninë që është planifikuar për t’u zhvilluar në 29 prill, do të jenë Elton John dhe David Beckham, të dy miq të William-sit.

Një burim i brendshëm bëri me dije se Kate dhe William kanë përfshirë pothuajse 2 000 persona në listën e tyre të të ftuarve.

3 000 të tjerë do të shtohen nga Zyra e Protokollit Shtetëror, midis të cilëve politikanë, figura publike dhe udhëheqës të huaj.

SHPËRNDAJE