Të gjithë kemi dëgjuar ndonjëherë tregime interesante teksa dikush rrëfehet për punën e tij që bënë, sidomos në biznese apo veprimtari tjera të cilat i ka ngritur vetë nga zero, kemi dëgjuar se si tregimin për biznesin apo organizatën ose të ngjashme e tregojnë njejtë sikur kur flasin për fëmijët e tyre, për dicka që e kanë sjellë në jetë nga asgjëja, për dicka që pa kujdesin e tyre nuk do të mund të mbijetonte. I tillë është edhe tregimi që në mënyrën tonë po mundohemi me e përcjellë tek ju, është tregimi mbi klubin futbollistik “Kosova” të cilin z. Ademi e themeloi, e rriti dhe u kujdes i vetëm për të, duke i prekur shpesh majat e suksesit.

Në një bisedë për “Presheva Jonë”, teksa po fliste për familjen, z. Ademi duke qeshur tha se unë nuk e kam vetëm një fëmijë, Trimi për mua e ka edhe një “motër”, është KF Kosova e cila “lindi”, u themeluar pikërishtë kur lindi edhe Trimi, pra e kishin ditëlindjen e njejtë. Po them se e kam një djalë dhe një “vajzë” sepse KF Kosova ka qenë për mua thuajse e barabartë për nga rendësia me djalin Trimin.
z. Ademi teksa fliste për KF Kosovën edhe emocionohej pasi që sic rrëfen ai, “KF Kosova ika qenë e barabartë ose shpesh edhe më e priviligjuar se Trimi, mjetet e familjes i kam ndarë sa për djalin Trimin, ashtu edhe për vajzën “Kosovën”, KF Kosova ka qenë motiv për mua kur si rezultat i punës së bashkëpuntorëve por edhe futbollistëve, i vjelnim së bashku sukseset.
Janë këto disa rrëfimë interesante kur lidhja dhe përkushtimi për punën të bëhen pjesë e rëndësishme e jetës, që nuk e bën thjeshtë për përfitime, por për ta përmbushur shpirtin, i tillë është edhe kjo me presidentin e FFK-së z. Agim Ademi i cili tash e gati 50 vite është aktiv në futbollin e Kosovës, qysh si pionier, pastaj futbollist e deri tek organizatorë i pa zbrapsur në aspiratat e ngritjes së nivelit të futbollit në vend.

SHPËRNDAJE